TIRANE- Hasmëria mes dy grupeve kriminale në Tiranë nuk ka të përfunduar. Duket se pas vrasjes së shtetasit Arlind Fuga, shok i shtetasit Gilmando Danit dhe Emiljano Shullazit, lista e zezë e vrasjeve ka vijuar me eleminimin e shtetasit Pajtim Serjani.
Ky i fundit njihet si shok i ngushtë i Gilmando Danit dhe Emiljano Shullazit. Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ai i ka shpëtuar fatmirësisht një atentati mafioz. Katër plumba kanë shpuar automjetin ku ai udhëtonte, por në fakt asnjëri prej tyre se ka prekur Pajtim Serjanin. Ky i fundit njihet dhe si shok i Alban Rrexhës që njihet ndryshme me nofkën "Ujku". Teksa kishte dalë nga një lokal dhe kthehej në banesën e tij, Serjani është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar. Nga ky atentat mafioz ka pësuar dëme materiale vetëm automjeti ndërsa fatmirësisht ka shpëtuar pa dëme Serjani. Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë shkuar me shpejtësi efektivët e policisë së Tiranës, të cilët kanë bërë administrimin si prova materiale të katër gëzhojave dhe pyetjen në cilësinë e të dëmtuarit shtetasin Pajtim Serjani.
Ky i fundit u ka treguar oficerëve se një person që nuk e kishte parë ka qëlluar në drejtim të automjetit. Serjani ka hedhur poshtë pretendimet e policisë se ai ka qënë objektiv i këtij sulmi mafioz, duke pohuar se në mëmentin e ngjarjes ai ka qënë në ambjentet e një lokali dhe jo brenda në makinë. Por kësaj dëshmie nuk i kanë besuar efektivët e policisë, të cilët nga të dhënat hetimore besojnë se 30 vjeçari ndodhej në makinë kur dhe është qëlluar mjeti. Kjo për shkak se sipas tyre, autorët e krimit nuk kishin arsye të qëllonin makinën në një moment kur brenda saj nuk ndodhej objektivi Pajtim Serjani. Ky i fundit në skedat e policisë njihet si person me precedentë penale dhe pjesë e ngrupimit që drejtohet nga shtetasi Emiljano Shullazi. Për momentin, policia po heton në disa drejtime por përgjatë këtyre 24 orëve ende nuk është arritur të identifikohet ndonjë nga autorët e këtij atentati. Serjani është dënuar disa herë nga Gjykata e Tiranës, për veprat penale të kanosjes, korrupsionit, kundërshtimit të punonjësit të policisë dhe armë mbajtjes pa lejë. Në vitin 2004 ai është dënuar së bashku me Gilmando Danin, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë kanosur me vdekje shtetasin Klodian Myrto.
Konflikti ka lindur gjatë një ndeshje futbolli mes dy ekipeve në kalçeto dhe pasi kanë shkëmbyer fjalë fyese, Dani dhe Serjani janë larguar nga ndeshja. Më pas janë rikthyer sërisht me një pistoletë për të vrarë Klodian Myrto. Gilmando Dani ka qëlluar dy herë në ajër, duke kanosur me vdekje shtetasin Myrto. Pas kësaj Dani dhe Serjani janë larguar me shpejtësi. Për këtë ngjarje kriminale në 2004 Dani është dënuar me 1 vit burg dhe Serjani me 4 vjet.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com