Shoku më i mirë i udhëtarëve në metro dhe tragete, qenushi Boji përdor transportin publik dhe ‘çmend’ Stambollin

TURQI- Ky është Boji, qenushi endacak mjaft i njohur për qytetarët e Stambollit dhe shoku më i mirë i udhëtarëve në metro, autobusë dhe tragete.

Qenushi me ngjyrë kafe të artë, sy të errët dhe veshë lozonjar, përdor si të ishte njeri transportin publik në qytetin më të madh të Europës. Boji zgjedh çdo ditë se me cilin mjet do të udhëtojë, ndërsa nuk ndalin përkëdheljet ndaj nga udhëtarët.

Qenushi filloi të tërhiqte vëmendjen 2 muaj më parë, ndërsa bëhej edhe më i njohur për njerëzit që e takonin përditë rrugës për në punë apo shkollë.

“Ne na bëri përshtypje që në qen përdorte metro dhe tre dhe se e di ku të shkojë. Ai duket sikur ka një destinacion çdo ditë”, tha një punonjës i metros.

Ai thotë se qeni respekton rregullat e transportit publik dhe pret që udhëtarët të zbresin para se të hipin në tren.

Njerëzit që e takojnë nuk mund të mbajnë entuziazmin dhe e postojnë kudo në internet, duke e bëtë atë yllin e momentit në Instagram.

A do të donit dhe ju gjatë udhëtimeve tuaja të kishit Bojin pranë?

Qenushi Boji
 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë