Shokuese, 15 vjeçari rus ndoqi studenten që ta vriste si në lojën kompjuterike/VIDEO

Shokuese, 15 vjeçari rus ndoqi studenten që ta vriste si në lojën kompjuterike/VIDEO

Momenti i vrasjes

Një djalë rus 15-vjeçar i fiksuar me vrasjet në lojërat kompjuterike, rrëfeu se kishte vrarë një studente sepse donte të dinte se çfarë ndjente kur bënte një vrasje.
15 vjeç, theri me thikë Daria Evdokimovan, 21 vjeçe, pak pasi ajo kishte tërhequr paratë nga një bankomat në Moskë. Si pasojë e sulmit brutal ajo vdiq në vend.


(Alexey Maximov

Sipas policisë, ai kishte pranuar se e kishte therur atë në qafë, sy, kokë dhe gjoks.

Ndërkohë janë publikuar disa pamjet të kapura nga kamerat e sigurisë në të cilat thuhet se shihen momentet finale të Daria Evdokimova, para se të vritej. Siç bëhet e ditur më tej, ai kishte marrë një thikë kuzhine ‘për të riprodhuar një skenar nga loja e tij e preferuar kompjuterike’.

E djali është cituar të ketë thënë: “Nuk e kisha ndërmend ta vrisja. Por një zë brenda meje më tregoi se çfarë duhej bërë”. “Gjithmonë kam dashur të shoh kur një person vdes nga dora ime”.


(Daria Evdokimovan)

Ai më pas ishte larguar nga skena e vrasjes para se të vjedhë 30,000 rubla (350 paund) të cilat viktima i kishte marrë nga bankomati.

Një polic e kishte parë sulmin, dhe i kishte ndjekur, por e kishte humbur. Ai u gjurmua më vonë nga sinjalet e telefonisë mobile në shtëpinë e tij, ku u gjet nga policia në dhomën e tij duke luajtur lojën kompjuterike, duke “vrarë” edhe aty dikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naimi: 07/05/2018 23:03

    Mos edhe Rusia e ka hequr denimin me vdekje ?

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 02/05/2018 12:22

    Preini kokën këti krimbi e shoqëria ruse është me një kriminel më pak .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?