Shokuese, dy vëllezër të sëmurë,
vetëm njërit i jepet ilaçi

Shokuese, dy vëllezër të  sëmurë,<br />vetëm njërit i jepet ilaçi
Dy vëllezër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vuajnë nga e njëjta sëmundje e rrallë, e cila ka të bëjë me çrregullimin muskular. Ndonëse dukej sikur fati i të dyve ishte përcaktuar për njerin prej tyre Maksin 10 vjeç gjërat filluan të përmirësohen.

Vogëlushit nisën t’i riktheheshin fuqitë, si dhe të rifitojë aftësinë për të ecur, luajtuar ejt. E gjithë kjo falë një kure eksperimentale nga një kompani farmaceutike mjaft e fuqishme. Megjithatë nuk ndodhi e njëjta gjë me vëllain e tij Austin 13 vjeç, pasi nuk mundi të përmbushte kriteret për t’u bërë pjesë e eksperimentit, për shkak të simptomave të avancuara të sëmundjes.

Ndërkohë prindërit e fëmijëve nëpërmjet letrave dhe email-eve të ndryshme janë lutur për kurimin edhe të Austinit të vogël. Por komapnia farmaceutike “Sarepta Therapeutics” është përgjigjur se dhënia e këtij ilaçi është prioriteti i tyre dhe jo vetëm për djalin por për të gjithë fëmijët e sëmurë si ai. Megjithatë sipas tyre, janë disa probleme të tjera të tipit ligjor etj të cilat duhen respektuar.

Ndërkohë gjendja e Austinit të vogël është duke u përkeqësuar aq sa në ditët në vijim do të duhet t’I vendosin një aparaturë për t’a ndihmuar të marrë frymë në gjumë.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale