foto

VNALB122015

 
Shoqëria Albchrome Shpk kërkon të punësojë një Inxhinier Profili-Markshajdër i cili do të punojë me orar të plotë pranë Minierës së Kromit Bulqizë.
 
Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive
 
Inxhinieri Markshaider punon nën supërvizimin direkt të Kryegjeologut dhe Kryeinxhinierit të Minierës dhe nën supervizimin e përgjithshëm të Administratorit Lokal, dhe menaxhon detyra të vecanta dhe specifike në lidhje me implementimin e projektit të mekanizimit të Minierës së Kromit Bulqizë ndër te tjera:
 
 
Detyrat dhe Përgjegjësitë
 
Inxhinieri punon pranë degës Gjeologo-Markshaiderike të Minierës së Kromit Bulqizë nën supervizimin direkt të Krye-Gjeologut dhe kryen këto detyra:
 
  1. Drejton dhe kontrollon punimet e hapjes, kërkimit dhe shfrytëzimit, dhe shërben për të plotësuar nevojat e Minerës  për drejtimin e punimeve që ato të kryhen në përputhje të plotë me projektet e hartuara dhe miratuara për zhvillimin e minierës me të gjitha veçoritë gjeologjike të vendburimit, si dhe të zgjidhë të gjitha detyrat e gjeometrisë minerare.
  2. Raporton periodikisht tek Kryeinxhinieri dhe eprorët e tij sipas strukrurës hierarkike dhe është përgjegjës për ndjekjen dhe raportin e volumeve të punimeve të kryera ne minierë.
  3. Organizon kryerjen e punimeve topografike për lidhjen e rrjetit koordinativ të siperfaqes me rrjetin nëntokësor dhe bën rilevimin e punimeve minerare.
  4. Ndërton materialin grafik në shkallët 1:200,1:500, 1:1000, 1:2000 etj. në tre pamjet, planimetri, profil, projeksion.
  5.  Përgatit të gjithë materialin e nevojshëm grafik  dhe skemën hapësinore të punimeve të vëndburimit në funksion të kërkesave të skemës së ajrimit, skemës së shpërndarjes së energjisë dhe instalimin e makinerive e paisjeve teknologjike të Minierës.
  6. Inicion dhe argumenton nga ana makshajderike hapjen e punimeve minerare të shfrytëzimit dhe përcakton rradhën e tyre në mënyrë që punimet të kryhen në përputhje me kërkesat e rregullores së sigurimit teknik e mbrojtjes në punë për ruajtjen e radhës së shfrytëzimit duke marrë pjesë në hartimin e planeve mujore dhe vjetore dhe projekteve të zhvillimit te minierës.
  7. Harton raportin ne baze te llogaritjeve periodike per humbjet dhe varfërimin e mineralit dhe ja percjell eproreve.
  8. Koordinon zhvillimin e punimeve të projektuara në raport me punimet e kompanive minerare që operojnë në  kufijtë e zonës së liçensuar per krijimin e kushteve të sigurisë në ndërtimin e punimeve.
  9. Ndjek dhe plotëson sistematikisht dokumentet gjeologo – makshederike.
  10. I perfshire dhe aktivizuar ne drejtimin kontrollin e të gjitha llojeve te punimeve minerare.
  11. Mbështet Kryeinxhinierin dhe Kryegjeologun në implementimin dhe monitorimin e detyrave në përputhje me objektivat, kërkesat dhe strategjitë e projektit;
  12. Përpilon raporte të ndryshme si dhe dokumentacion teknik në programe kompjuterike si AutoCad dhe MS Projects.
  13. Kryen funksione të tjera sipas kërkesës.
 
 
 
 
 
 
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
 
  • Diplomë Universitare në Inxhinieri, dega Markshederike; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar ne kurse profesionale.
  • ë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet.
 
Aftësi:
 
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Ndjenjë Përgjegjësie;
  • Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
  • Njohuri të avancuara në programet AutoCad dhe MS Projects.
  • Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.
  •  
 
Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
 
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura përpara datës 20.08.2015:
  • CV të Detajuar;
tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
  1. Me e-mail: [email protected]
  2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme
Albchrome Sh.P.K, Rr. Budi, Classic Construcion kati II, Tiranë, Shqipëri.