Shoqëria civile në protestë në
Tiranë: Mbështesim Albin Kurtin

Shoqëria civile në protestë në<br />Tiranë: Mbështesim Albin Kurtin

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe partisë “Vetëvendojse” të Kosovës kanë protestuar sot në Tiranë, kundër arrestimit të liderit të Vetëvendojes, Albin Kurti.

Me pankarta dhe thitrrje të ndryshme si “Lironi Albinin” , “Kundër Zajednicës”, “Anulloni marëveshjen me Malin e Zi” e të tjera si këto, protestuesit i kanë bërë thirrje edhe Tiranës zyrtare që të reagojë ndaj  kësaj situate e cila nuk është e denjë, për një kërkesë legjitime që ka të bëjë me ruajtjen e territorit të Republikës së Kosovës.
 
Protestuesit kanë shtuar se Albin Kurti u arrestua për një kauzë kombëtare, siç është ajo e Shqipërisë të bashkuar me të gjitha trojet shqiptare.

Albin Kurtin ata e kanë konsideruar si veprimtarin dhe frymëzuesin e kësaj kauze, ndërkohë që Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe Ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçin e kanë kosndieruar si tradhëtarë, pasi përmes krijimit të Asosacionit të Komunave Serbe ata kanë cënuar Kosovën dhe shqiptarët që jetojnë atje.

Protestuesit e pranishëm,  mes të cilëve edhe studentë, kanë kërkuar lirimin e menjëheshëm të Albin Kurtit dhe gjithë deputetëve të tjerë e protestuesve që morën pjesë në organizimin e 28 Nëntorit, në Prishtinë.

Albin Kurti, lideri i “Vetëvendosjes” u asrrestua në 28 nëntor,  menjëherë pas fjalës së mbajtur kundër marrëveshjes së Zajednicës që po aplikohet ne teritorin e Kosovës.

Redaksia online
(shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve