TIRANË - Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë deklaroi sot se ka ardhur koha që partitë politike të mendojnë seriozisht zgjedhjen e një kandidateje grua për Presidente të Republikës.
“Zgjedhja e një gruaje në këtë post nuk do të ishte një nder apo “lëshim” që iu bëhet grave, por një nder që i bëhet pozicionit kushtetues të Presidentit. Koalicioni beson se zgjedhja e një gruaje si Presidente e Shqipërisë do ta zbuste klimën e ashpër dhe mosbesuese që mbizotëron në politikën shqiptare, si dhe do të shërbente si një model për qindra e mijëra gra e vajza anembanë Shqipërisë për të marrë pjesë në politikë”, thuhet në deklaratën e Koalicionit.
Sipas drejtuesve të Koaliciont, zgjedhja e një gruaje në krye të shtetit, jo vetëm që krijon një imazh të rëndësishëm përpara qytetarëve shqiptarë, Bashkimit Europian dhe partnerëve tanë ndërkombëtar, por ajo do të tregonte pjekurinë e demokracisë në vend drejt një ndarje të drejtë të pushtetit midis burrave dhe grave në Shqipëri.
Gratë në Shqipëri përbëjnë thuajse 50 % të popullsisë, ndërkohë që zenë vetëm 14 % të vendeve në Parlament, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet e fundit në Evropë përsa i përket përfaqësimit të grave në jetën politike të vendit. Ndërkaq në pushtetin gratë zenë vetëm 1% të pozicioneve drejtuese në Bashki e Komuna, duke na renditur ndër vendet e fundit në Botë për përfaqësimin e grave në qeverisjen lokale.
Gra presidente ka në shumë vende të botës, si: Argjentinë, Kosovë, Banglandesh, Liberi, Indi, Lituani, Kosta Rika, Brazil, Zvicër, Malavi etj.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com