3-vjeçari Aylan bashkë me vëllain e tij 5-vjeçar Galip dhe nënën Rehen janë shoqëruar sot drejt varrezave të Kobanit, qytetit prej të cilit tentuan të largohen për shkak të gjendjes së përhershme në luftë.
Trupat e pajetë të familjarëve mbërritën sot (e premte) në kryeqytetin turk, Stambollin, nga ku u dërguan drejt vendlindjes ku u pritën me lot e britma hidhërimi.
Mes personave që shoqëronin trupat e pajetë ishte dhe babai i fëmijëve e njëkohësisht bashkëshorti i Rehen, Abdullah Kurdi. "Nuk di çfarë të them,- bëhet me dije se kanë thënë ai ndërsa rrethohej nga tre arkivole,- Nuk di çfarë të them...".
Aylani i vogël mund të jetë larguar përgjithmonë, por imazhet që tregojnë trupin e tij të pajetë do jetojnë gjatë. Fotot tronditëse janë cilësuar si simbol i krizës së emigrantëve në Europë.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com