Shoqërohet nënkryetari i bordit
të Vllaznisë, debatoi me kryepolicin

Shoqërohet nënkryetari i bordit<br />të Vllaznisë, debatoi me kryepolicin
Një incident i rëndë ka ndodhur në ndeshjen e mes Vllaznia- Flamurtari. Drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, Shaban Nexhi, ka urdhëruar shoqërimin në polici të nënkryetarit të Bordit Mbikëqyrës të klubit Vllaznia, Edip Shiroka.

A1 Report ka pamjet ekskluzive të debatit të këtyre të dyve dhe  urdhërit të dhënë për shoqërimin e Shirokës. Gjithçka ka ndodhur rreth minutës së 25-të të ndeshjes. Policia e Shkodrës ka vendosur para ndeshjes që në tribunën pas porte ku zakonisht janë vendosur tifozët ultras të Vllaznisë, këtë herë të vendoseshin tifozët e Flamurtarit.

Për tifozët shkodranë, duhej gjetur një vend tjetër në tribunën përballë. Por tifozët Vllaznit Ultras nuk kanë pranuar që të vendosen diku tjetër dhe për rrjedhojë, janë drejtuar drejt tregut të Zdrales ku kanë vazhduar të bëjnë tifozllëk për skuadrën e tyre. në një situatë të tillë, anëtarët e Bordit drejtues të Vllaznisë së bashku me administratorin Kalamishi, kanë shkuar tek ky grupim tifozësh duke i bindur se ata duhet të jenë në shkallët e stadiumit.

Kjo ka ndodhur dhe tifozët kanë hyrë nga një derë poshtë tribunës qendrore duke u vendosur në pjesën ku gjithmonë kanë qenë të vendosur tifozët miq. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak drejtorit të policisë Nexhi i cili ka urdhëruar nxjerrjen sërish jashtë të këtyre tifozëve.

Edip Shiroka, në rolin edhe të nënkryetarit të Bordit Mbikëqyrës, është mundur t’i shpjegojë numrit 1 të Policisë veprimin e tyre por nga ana tjetër drejtori Nexhi me gjeste aspak të hijshme, ka urdhëruar shoqërimin e Shirokës për në polici.

Bashkë me të ka urdhëruar edhe shoqërimin e rojës së derës ku kanë hyrë këta tifozë. Sikur të mos mjaftonin ato,  është shoqëruar edhe një tifoz që ka guxuar t’i thotë drejtorit pse i nxorre jashtë ultrasit se ata fëmijë janë. I gjithë ky incident ka lënë një shije aspak të mirë tek të gjithë të pranishmit në stadium.
 
Ndeshja Vllaznia – Flamurtari ka përfunduar me rezultatin 1-0 me gol të Hajdarit në minutën e  8. Vllaznia rikthehet te fitorja pas 7 javësh në kampionat dhe ngjitet në kuotën e 11 pikëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë