Shoqata ALSAR, shpërndau sot ndihmën financiar për 2306 fëmijë jetime, në vlerën 30 euro në muaj për gjashtëmujorin e dytë të këtij viti.
Përveç ndihmës financiare të gjithë fëmijëve iu dhuruan edhe nga një çantë shkolle (sipas grupmoshes) të pajisur me mjete kancelarike, me rastin e fillimit te vitit shkollor 2014-2015.
Me këtë rast, Shoqata "Alsar" organizoi në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi një veprimtari me karakter artistik, kulturor dhe humanitar, me temë "Përkujdesja sociale ndaj fëmijëve jetimë, kontribut i çmuar për të ardhmen e shoqërisë", dedikuar 2000 fëmijëve jetimë nga 25 qytete të ndryshme të vendit.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, Ambasadori i Turqisë në vendin tonë SHtz.H Bayraktar, deputeti Shpëtim Idrizi etj.
Përmes zhvillimit të këtij projekti i cili ka një karakter humanitar dhe edukativ synohet që të ofrohet një ndihmesë dhe përkujdesje ndaj fëmijëve jetimë, në drejtim të lehtësimit të vështirësive ekonomike familjare, si dhe në atë të edukimit dhe arsimimit duke e konsideruar si një kontribut modest për të ardhmen e shoqërisë shqiptare. Nga zbatimi i këtij projekti treguesit e pritshmërisë kanë ardhur gjithnjë e në rritje; nga 35 fëmijë jetimë që përfitonin asistencë financiare, përkujdesje sociale dhe edukative gjatë vitit 2008, gjatë këtij viti ky numër ka arrritur 2306 fëmijë./ATSH/
/Shqiptarja.com