Shoqata antikomuniste kundër
Gramoz Ruçit për kryetar Kuvendi

Shoqata antikomuniste kundër<br />Gramoz Ruçit për kryetar Kuvendi
Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politike të Shqipërisë, Nebil Çika i ka drejtuar një letër të hapur Ramës, Bashës, por edhe ambasadorëve të SHBA, BE dhe të OSBE duke kërkuar që të mos lejohet që Gramoz Ruçi të emërohet në postin e kryetarit të Kuvendit.
 
Kryetari i Shoqatës, Nebil Çika shprehet se “Nga  media  kemi mësuar se kryeministri  Rama ka propozuar Gramoz Ruçin për Kryetar të Kuvendit te Shqipërisë  në legjislaturën  e ardhme parlamentare.
 
Ky është  lajmi me i keq pas zgjedhjeve  po aq te këqija te 25 qershorit dhe ka tronditur  gjithë shqiptaret normale  ne mënyre te veçantë  familjare  e te afërm  viktimat e krimeve te krimeve te komunizmit në Shqipëri.
 
Fatkeqësisht  nuk kam parë asnjë reagim politik ndaj këtij lajmi  për një vendim  vendimi kaq  te turpshëm e kriminal te  Edi Ramës
” thotë ai.
 
Nebil Çika thotë se Gramoz Ruçi duhet të dërgohet  në Hagë dhe jo në krye të Parlamentit.
 
Jam i detyruar  t’iu kujtoj se ai është  Ministri i Fundit i Brendshëm  i Diktaturës komuniste dhe një nga krerët e PPSH  përgjegjës  për  krime kundër njerëzimit  dhe  gjenocid ndaj popullit shqiptar:
 
Ai  ka  qenë Sekretar i Parë Partisë së Punës i rrethit të Tepelenës në vitin 1988, dhe në vitin 1990 dhe ka firmos ne ketë periudhe dhjetëra arrestime  politike te kundërshtarëve m te regjimit komunist   ai u emërua Ministër i Brendshëm, megjithatë, ai e mbajti atë post vetëm për 2 muaj e gjysmë.
 
Edhe pse pati një periudhë të shkurtër si ministër i Punëve të Brendshme mandati i tij u dallua nga akte të rënda të dhunës nga ana e regjimit kundër civilëve
”.
 
Letra e plotë
Letër  e hapur: Gramoz Ruçin çojeni  në Hagë, jo në krye të Parlamentit   
Drejtuar :
Kryetarit të Partisë  Demokratike z. Lulzim Basha.
 Deputetëve  të Kuvendit të Shqipërisë  ne mënyrë te veçantë atyre qe vijnë nga shtresa e antikomunistëve  te përndjekur politikë : Isuf Çela,  Dhurata Çupi , Izmira Ulqinaku , Lorenc Luka , Bardh Spahija ,Aldo Bumci , Oriola Pampuri , Fatbardha Kadiu , Enkeleid Alibeaj , Myslym Murrizi , Agron Shehaj , Nada Meçorapaj 
Ambasadorëve të SHBA z. Donald Lu , te BE Romana Vlahutin,  të OSBE  Bernd Borchardt
 
Te nderuar  zonja e zotërinj !
Nga  media  afër  qeverisë kemi mësuar se kryeministri  Rama ka propozuar Gramoz Ruçin për Kryetar të Kuvendit te Shqipërisë  në legjislaturën  e ardhme parlamentare , Ky është  lajmi me i keq pas zgjedhjeve  po aq te këqija te 25 qershorit dhe ka tronditura  gjithë shqiptaret normale  ne mënyre te veçantë  familjare  e te afërm  viktimat e krimeve te krimeve te komunizmit në Shqipëri . Fatkeqësisht  nuk kam parë asnjë reagim politik ndaj këtij lajmi  për një vendim  vendimi kaq  te turpshëm e kriminal te  Edi Ramës .
 
Jam i detyruar  t’iu kujtoj se ai është  Ministri i Fundit i Brendshëm  i Diktaturës komuniste dhe një nga krerët e PPSH  përgjegjës  për  krime kundër njerëzimit  dhe  gjenocid ndaj popullit shqiptar : Ai  ka  qenë Sekretar i Parë Partisë së Punës i rrethit të Tepelenës në vitin 1988, dhe në vitin 1990 dhe ka firmos ne ketë periudhe dhjetëra arrestime  politike te kundërshtarëve m te regjimit komunist   ai u emërua Ministër i Brendshëm, megjithatë, ai e mbajti atë post vetëm për 2 muaj e gjysmë. Edhe pse pati një periudhë të shkurtër si ministër i Punëve të Brendshme mandati i tij u dallua nga akte të rënda të dhunës nga ana e regjimit kundër civilëve.
 
Urdhëroi dhe lejoi  vrasjet e civilëve në kufijtë fshehjen e krimeve ( varrimin anonim të viktimave)  ! Gramoz Ruçi ka urdhëruar e firmosur masakrën e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri, "masakrën e 2 prillit" në Shkodër (4 të vdekur, 81 të plagosur).
 
Mjafton vetëm kjo për të kuptuar se sa e pa pranueshme , kriminale  dhe e turpshme  është për ne dhe shumicën e shqiptarëve  zgjedhja ne postin nr 2 te shtetit shqiptar e një personi  me ka rekorde kriminale  sa Gramoz Ruçi . Është  turp e faqe e zezë  një   vend  anëtar i NATO-s dhe anëtar në tentativë i BE-së të  zgjedhe ne krye te parlamentit   te  konsideruar si tempulli   i demokracisë se një vendi  ish drejtuesin   pjesës me kriminale  te diktaturës komuniste  Ministrisë se Brendshme  , shefit te  policisë se fshehte politike te saje Sigurimit te Shtetit .
 
Ne antikomunistët e përndjekur politikë të diktaturës  kemi kontestuar e kundërshtuar   ne  mënyre te vazhdueshme mos dënimin e krimeve te komunizmit  dhe autoreve te tyre  dhe  mos  dekomunstizimin e politikës , shtetit  dhe shoqërisë  shqiptare  por  rasti konkret  shate flagrant  pasi behet  fjalë jo për autorë te thjeshte te krimeve politike te komunizmit por  për shefin e tyre ,ministrin e brendshëm .
 
Ne kemi kërkuar , nga shteti  ligjor e demokratik  siç pretendon të jetë Shqipëria qe Ruçi dhe autoret e tjerë te krimeve komuniste te çohen ne Gjykatën e Hagës për krime kundër njerëzimit e gjenocid,  Rama  e propozon për kryetar Kuvendi .  Ky  nuk është vetëm një turp , ky shate një krim tjetër politik  po aq i rënde sa vajzat dhe djemtë qe vriste ne kufi e ne protesta në sheshet e Shqipërisë Gramoz Ruçi           
I nderuar z. Basha.
 
Ju krenoheni  që mundet te detyronit parlamentin shqiptar të votonte  ligjin e dekriminalizimit . Mirëpo  ligji juaj bën fjale e prek  vetëm autorët e krimeve ordinere dhe toleron  autorët e  krimeve te renda politike atyre kundër njerëzimit dhe  gjenocidit . Ne këto kushte  “ligji juaj”  është i  pa vlefshëm e i pa dobishëm për shqiptarët  për faktin  e thjeshtë  se parlamenti politika e shteti ngelen serish te inkriminuara  pasi  ne krye  te tij po kthehen përgjegjës  autore të qindra krimeve vrasje pa gjyqe  e  masakrimin e kundërshtareve politike te diktaturës. Ne se ju nuk ndaloni  zgjedhjen e  ish shefit te  Sigurimit te Shtetit  Ruçi ne  krye te kuvendit  ligji juaj  i dekriminalizimit  është një farsë , një vrime në ujë . Ndalojeni me  çdo mjet e mënyre te ndodhe kjo.               
          
Te nderuar deputete te përndjekur  politike te komunizmit !
Për  ju  ky është një moment  i një rëndësie te veçantë  pasi keni rastin te demonstroni  publikisht  qe jeni përfaqësuesit tanë te merituar  gjenetikë e politikë . Jeni  jo te detyruar  por te dënuar  te ndaloni krye-xhelatin  komunist  tuaj dhe familjeve tuja te behet  nr 2 i shtetit shqiptar .Kjo nuk është detyre detyrë, ky është mision që Zoti  ne  emër te  gjakut , sakrificave , vuajtjeve e të parëve ua ka  caktuar juve .
 
Nga përmbushja  e këtij misioni  varet e ardhmja juaj  raporti juaj më ne  antikomunistet e  përndjekur  politikë, me te gjallët dhe  te vdekurit , sidomos  martiret tanë. Ndalojeni  ketë ne se nuk doni qe shpirtrat e tyre nga varret anonimë ,për shkak se Ruçi e vrasësit nuk na i tregojnë ,të na mallkojë ne jete te jetëve. Ndalojeni me çdo mjet  te ligjshëm e te pa ligjshëm  brenda asaj salle parlamenti, ne jashtë  do te jemi te gjithë me ju. Ne se  nuk e bëtë  mos na dilni  me kurrë përpara. Ne  kemi pune  posaçërisht me  ju !  
 
Zotërinj  ambasadorë !                               
Kjo qe po ndodh  apo qe pritet  te ndodhë mund të mos ketë vëmendjen  tuaj ne te njëjtën masë me ne  por nuk justifikon  asnjë qëndrim indiferent  e për më tepër mbështes nga ana juaj. Ne emër te vlerave te vendeve e institucioneve qe përfaqësoni ushtroni gjithë influencën e  presionin e mundshëm që një vrasës  te zgjidhet ne krye te parlamentit .
 
Ky veprim përveç padrejtësisë dhe  imoralitetit qe mbarat  është edhe një provokim  i madh  pe qindra mijëra viktima te terrorit komunist ne Shqipëri dhe familjaret e tyre. Ju lutem mos e vleftësoni  , mos e toleroni  e mos bashkëpunoni në këtë tentative te turpshme e kriminale te Edi Ramës .Shqipëria . te nderuar shkëlqesi është ne lufte civile pasi  lumi i gjakut te  shqiptareve  te pafajshëm i derdhur nga Ruçi me shokë ende nuk  është  thare . Mos lejoni qe kjo luftë te nxehet , të shpërtheje me këtë shkrepëse qe po ndez me ligësinë e tij diabolike  Edi Rama .
Te  nderuar zotërinj !
 
Shpresoj shumë që apeli im  publik ne emër te qindra mijëra  antikomunisteve te përndjekur  politike te hap veshët, sytë e  sidomos  mendjet tuja për te reaguar  sa s’është  vone ndaj këtij provokimi te turpshëm e kriminal të ish komunistëve Edi Ramës ,ndaj kësaj përpjekje te hapur  për rilindjen  e komunizmit ne Shqipëri. Ne  nuk mund te heshtim  e për me tepër ta lejime qe kjo të ndodhë .
 
Shpresoj  shume qe ju dhe shqiptaret e tjerë normale te bashkohen me ne për të ndaluar këtë turp e faqe te zeze për kombin, popullin e shtetin  tonë  qe justifikon  çdo distancë përçmim te kombeve te qytetëruar  ndaj nesh. Ne kemi shume probleme me komunizmin dhe trashëgiminë  e tij  por ku moment  ky provokim është i pranueshëm dhe ja vlen te ndalohet me çdo çmim ,
 
 Shpresoj shumë në mirëkuptimin tuaj !
Me respekt
Nebil Çika
Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politike të Shqipërisë
Tiranë.01.07.2017
 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Detyrim paraqitjeje për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, momenti kur dalin nga Prokuroria me dosje në duar (VIDEO)

Operacioni i SPAK/ Detyrim paraqitjeje për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, momenti kur dalin nga Prokuroria me dosje në duar (VIDEO)