Shoqata Çamëria kërkesë qeverisë: Duam statusin 'Varrezë Monumentale' për Kllogjerin në Konispol

Shoqata Çamëria kërkesë qeverisë: Duam statusin 'Varrezë Monumentale' për Kllogjerin në Konispol

Shoqata 'Çamëria'

Në ditën e genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, Shoqata Çamëria i ka bërë kërkesë Këshillit të Ministrave që ti japë statusin “Varrezë Monumentale e Shqiptarëve të Çamërisë”, varrezave të Kllogjerit në Konispol.

Në këtë vend ndodhen eshtrat e më shumë se 2900 shqiptarëve të Çamërisë, të cilët 74 vite më parë, u larguan me dhunë nga trojet e tyre në Çamëri.

Shoqata “Çamëria” është shoqata e parë pluraliste e themeluar në janar të vitit  1991, si përfaqësuesja e vetme legjitime e të gjithë shqiptarëve të Çamërisë, pavarësisht bindjeve politike të tyre.

Ajo është krijuar për mbajtjen gjallë të çështjes çame, forcimin e ndjenjës së përkatësisë e bashkësisë mes vetë shqiptarëve të Çamërisë dhe kombit shqiptar pas dëbimit në genocidin e ushtruar nga forcat parashtetërore dhe shtetërore greke.

Shoqata “Çamëria” me ndihmën e qeverisë shqiptare ka ndërtuar Varrezat Monumentale të Shqiptarëve të Çamërisë në fshatin Kllogjer të Sarandës, për të përkujtuar mbi tre mijë shqiptarë të Çamërisë që humbën jetën nga genocidi i shovinizmit grek, me datë kulmore përkujtimore datën 27 qershor. Kjo datë është shpallur ditë përkujtimore nga Kuvendi i

Shqipërisë, me anë të ligjit nr. 7893, datë 30.6.1994 “Për shpalljen e 27 qershorit në kalendarin kombëtar "Dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek”; dhe ngritjen e një memoriali në Konispol”.

Neni 2 pika 7, e ligjit nr. nr.9220, datë 15.4.2004 “për administrimin e shërbimit të varrimit”, të ndryshuar, përcakton se “Varrezë monumentale” është varreza ku prehen personalitete historike, fetare, kulturore, dëshmorë të kombit a njerëz të shquar dhe që mbahet për qëllime historike, përkujtimore, nderimi a vetëdijësimi kombëtar”.

Bazuar në nenin 3, pika c, e ligjit të sipërpërmendur; ligjit nr. 7893, datë 30.6.1994 “Për shpalljen e 27 qershorit në kalendarin kombëtar”;

Dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek”; dhe ngritjen e një memoriali në Konispol”; ndihmës së dhënë nga qeveriashqiptare për ndërtimin e Varrezave Monumentale të Shqiptarëve të Çamërisë në fshatin Kllogjer të Sarandës, si vendprehja përfundimtare e dëshmorëve që dhanë jetën vetëm pse ishin shqiptarë; me qëllim historik e përkujtimor ndaj viktimave të genocidit, nderimit të dëshmorëve të genocidit dhe vetëdijësimit kombëtar, kërkojmë:

Hartimin dhe miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për dhënien e statusit “Varrezë Monumentale e Shqiptarëve të Çamërisë” të vendprehjes së shqiptarëve të Çamërisë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, me vendndodhje në fshatin Kllogjer, Bashkia Konispol”.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

Shoqata "Çamëria"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 08:54

    Besoni se buxheti 2025 do ndikojë pozitivisht në të ardhurat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Ndoshta është mirë që BE-ja nuk e ka më prioritet dialogun Kosovë-Serbi

Augustin Palokaj: Ndoshta është mirë që BE-ja nuk e ka më prioritet dialogun Kosovë-Serbi