Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare kryetari i Shoqatës Patriotike ‘Çamëria’, Hektor Sejko

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare kryetari i Shoqatës Patriotike ‘Çamëria’, Hektor Sejko

Hektor Sejko

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare kryetari i Shoqatës Patriotike ‘Çamëria, Hektor Sejko. Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idirizi në një shënim në mediat sociale, shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Sejkos, dhe nënvizon se sot një patriot të madh, një burrë fisnik dhe një mik të çmuar që nuk rreshti së punuari për amanetin e Çamërisë.

‘Lamtumirë Hektor Sejko! Përtej trishtimit që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të Hektor Sejkos, kryetarit të Shoqatës Patriotike “Çamëria” na ka hidhëruar thellësisht. Ne humbëm sot një patriot të madh, një burrë fisnik dhe një mik të çmuar që nuk rreshti së punuari për amanetin e Çamërisë.

Hektor Sejko lindi në 18 korrik të vitit 1946 në Gjirokastër. Ai rridhte nga një familje patriotike dhe atdhetare e zonës së Filatit të Çamërisë. Gjyshi i tij, Mehmet Sejko, ishte njëri nga pinjollët e familjes së Sejkove të Filatit dhe themelues i Klubit “Vëllazërija”.

Ndërsa babai i tij, Taho Sejko ishte vëllai i gjeneralit të njohur, ish-admiralit të flotës detare shqiptare, Teme Sejkos. Ai vdiq nga torturat çnjërëzore në hetuesi duke shënuar pikënisjen e një prej sulmet më të egra të regjimit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Hektori kreu studimet në Akademinë e Rendit Publik dhe shërbeu oficer në Gardën e Republikës, për të dalë në pension me gradën Major. Gjatë gjithë jetës tij, sidomos pas viteve 1990, ai nuk reshti asnjëherë së kërkuari të vërtetën mbi persekutimin e familjarëve të tij, të vërtetë të cilën e botoi me Shoqatën Patriotike “Çamëria” nën titullin “Kongresi Antifashist Çam”.

Familja e madhe e PDIU-së dhe Shoqatës Patriotike “Çamëria” i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Sejko dhe të gjithë komunitetit çam për këtë humbje. Hektori do të kujtohet gjithmonë për fisnikërinë, ndershmërinë e përkushtimin për kauzën e shtrenjtë Çame. Zoti të mëshiroftë! Lamtumirë Hektor!’- shkruan Idrizi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rajmond: 14/04/2021 23:41

    Pse të mos bashkohen.Nga një nënë kanë dalë.Janë të 2 super të majtë.Të ashtuquajturat programs i kanë të njëjtën.Në këtë moment janë në garë kush të vjedhe më shumë.Pse të mos vjedhin bashkë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit