Shoqata e Arbitrave: Dhunë absurde, kërkojmë përgjigje të ashpër disiplinore

Shoqata e Arbitrave: Dhunë absurde, kërkojmë përgjigje të ashpër disiplinore

Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë

Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë dënon sërish me shumë forcë, për fatin e keq, një tjetër agresion ndodhur karshi arbitrave, këtë radhë jo nga zyrtarë të klubeve, por në fushë nga një futbollist.

Ngjarja krejtësisht antisportive e ndodhur të shtunën pasdite në përfundim të takimit Shkumbini-Veleçiku, ku arbitri i takimit Klajdi Kola është goditur dy herë nga një futbollist i Shkumbinit përbën një rast shumë të dënueshëm për të gjithë.

Agresioni i shëmtuar fizik karshi arbitrit të ndeshjes kërkon ndëshkimin maksimal kundrejt këtij veprimi absurd me një sjellje anormale, të një gjaknxehtësie ekstreme të futbollistit që zgjodhi rrugën e dhunës.

Asgjë nuk përligj veprime të tilla antisportive karshi arbitrave, të cilët ndodhen në presione të ndryshme dhune verbale apo edhe fizike, sic edhe ndodhi së fundmi. Edhe ata janë, njerëz, familjarë dhe pjesë e Shoqërisë ku jetojmë.

Shoqata e Arbitrave fton organet disiplinore që të veprojnë me dorë të hekurt karshi veprimeve të tilla dhunuese, të cilat duhet të kenë gjithmonë një përgjigje shumë të ashpër disiplinore, me zero tolerancë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë

Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë