TIRANË- Në një reagim pas arrestimit të dy avokatëve të përfshirë në skandalin e pukës, kreu i avokatëve penalist Sajmir Visha deklaron se janë pro luftës ndaj korrupsionit por smund të pranojnë përgjimet dhe arrestimet e jashtligjshme të kolegëve të tyre. E nëse kjo nuk ndalet, paralajmërohet bojkot i procesve gjyqësore.
 
Shoqata e avokatëve penalistë shqiptarë, paralajmëron bojkotim të seancave gjyqësore dhe grevë në rast se nuk do të ndalet arrestimi i avokatëve.
 
Ky reagim vjen pas arrestimit të dy avokatëve të përfshirë në skandalin e gjykatës së pukës. Ndërsa për kreun e avokatëve penalist Sajmir Visha lufta e qeverisë ndaj korrupsionit ka mbështetjen maksimale të avokatëve, por në asnjë mënyrë smund të ndoth që avokatët të përgjohen, e arrestohen në shkelje të ligjit .
 
Po sipas Vishës, në shqipëri ekziston një vakum ligjor i cili duhet rregualluar në mënyrë urgjente dhe në proceset gjyqësore avokati dhe prokurori të jenë me të drejta të barabarta.
 
Redaksia online
(bg/ shqiptarja.com)