Shoqata e Këshilltarëve të Bashkive
'Mbështesim variantin me 61 bashki'

Shoqata e Këshilltarëve të Bashkive<br />'Mbështesim variantin me 61 bashki'
Ndarja e re territoriale dhe harta e miratuar në Komisionin e Posaçëm të reformës territoriale me 61 bashki, dhe që pritet të miratohet në Kuvend seancën e rradhës, ka ngjallur debate tek përfaqësues të grupimeve të ndryshme të interesit dhe parti politike.

Krahas kundërshtimeve që ka pasur nga ana e minoritetit grek, Shoqata e Këshilltarëve të Bashkive ditën e sotme, përmes një njoftimi për shtyp, shprehet se mbështet plotësisht variantin e miratuar me 61 bashki, duke e cilësuar këtë si një moment historik për vendin dhe që do të ndihmojë në në forcimin e pushtetit vendor dhe aspiratës europiane të Shqipërisë. Në njoftimin për shtyp madje vlerësohet se procesi ka qenë transparent dhe gjithëpërfshirës.

“Shoqata e Këshilltarëve të Bashkive dhe Komunave të Shqipërisë, pasi u njoh me vendimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për hartën e re administrativo-territoriale me 61 bashki, e mbështet plotësisht këtë variant përfundimtar duke vlerësuar procesin transparent dhe gjithëpërfshirës të zbatimit të kësaj reforme. Gjykojmë se ky është një moment historik shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe shprehim bindjen tonë të plotë se ndarja e re administrativo-territoriale i shërben qytetarëve, forcimit të pushtetit vendor si dhe aspiratës europiane të vendit për të pasur një qeverisje lokale efektive.” thuhet në komunikatën për shtyp

PDF - Letra e plotë e Shoqatës së Këshilltarëve të Bashkive e Komunave

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore