Shoqata e Mullistëve në Kosovë:
Mielli i plotëson të gjitha standardet

Shoqata e Mullistëve në Kosovë:<br />Mielli i plotëson të gjitha standardet
PRISHTINE- Shoqata e Mullistëve të Kosovës ka sqaruar për opinionin publik fatket që kanë të bëjnë me prodhimin e miellit, duke u shprehur se mielli i Kosovës është brenda standardeve.

Reagimi i plotë i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës
Në Kosovë operojnë mbi 60 fabrika të prodhimit të Miellit me numër direkt të të punësuarve që e kalon shifrën 2,000, dhe me punësim indirekt të rreth 30,000 fermerëve të regjistruar në regjistrat e Ministrisë së Bujqësisë.

Cilësia e miellit, apo më mirë të themi, produktet e ndryshme të miellit të prodhuara në Kosovë i plotësojnë të gjitha standarde të nevojshme dhe janë produkte me siguri të lartë ushqimore. Këtu duhet shtuar se nga mbjellja e farës nga fermerët e deri te korrja e tyre, ato monitorohen në menyrë konstante nga institucionet kompetente vendore.

Gjithashtu fabrikat për përpunimin e grurit në Kosovë posedojnë teknologjin më të avancuara në rajon dhe kanë kapacitetet më të larta prodhuese të cilët operojnë në bazë të ISO dhe HACCAP standardeve; si dhe me laboratorë të akredituar në bazë të standardeve ndërkombëtare.

Shfrytëzojmë rastin ti falendërojmë publikisht insitucionet e Republikës së Shqipërisë, Kryeminstrin Edi Rama, Ministrin Edmond Panariti dhe Ambasadorin Qemal Minxhozi për angazhimin e tyre në eliminim e barrierave të panevojshme tregtare të cilat ishin shfaqur kohëve të fundit.

Angazhimi i tyre në formimin e grupeve të përbashkëta punuse për harmonizimin e standardeve të prodhimeve bujqësore do të krijoj mundësi te reja për sipërmarrësit dhe fermerët e dy vendeve tona. Hapa të ngjajshëm duhet të merren edhe në sektorët e tjerë të ekonomisë deri në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët i cili është unifikimi i dy tregjëve tona në një të vetëm.

Në konferencën e fundit për media të mbajtur në zyret e OEK-ut ku pjesëmarrës kanë qenë të gjitha institucionet relevante të kësaj fushe, duke filluar nga Ministri Blerand Stavileci, Kryeshefi i AVUK-ut Valdet Gjinovci, Kryetarët e Odave Amerikane dhe Kosovare Arian Zeka dhe Safet Gërxhaliu si dhe pjestarët e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, janë sqaruar me fakte dhe argumente çështjet e nivelit të proteinave dhe cilësisë në Bashkimin Europian dhe implementmin e tyre nga fermerët dhe prodhuesit Kosovarë.

Shoqata jonë është tejet e shqetësur me disa shkrime spekulative të mediave të caktuara, të cilat për interesa të ndryshme dhe pa fakte dhe argumente dëshirojnë të shkatërrojnë Bujqësinë dhe Industrinë e Miellit në Kosovë, të cilët me djersën dhe mundin e tyre kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë Kosovare.

I bëjmë thirje këtyre Mediave të caktuara që nëse kanë fakte të tilla të pretenduara, ti prezentojnë ato tek institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, dhe ti ndalojnë shkrimet e tilla spekulative që inkriminojnë të gjithë Bujqit dhe prodhuesit e Miellit në Kosovë. Shkrime të tilla të pabazuara mund të lënë pasoja psikologjike të pariparueshme tek konsumuesit e Miellit Kosovar.

Marrë nga "Indeksonline"

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot