Shoqata e Punonjësve të Policisë:
Të shqetësuar për policinë dhe rendin
Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim 2013 ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e kriminalitetit dhe sigurisë në vend. Sipas deklaratës së shoqatës, Kryeministri dhe qeveria kanë liruar nga puna punonjës të kualifikuar të Policisë, duke cënuar kështu profesionalizmin e policisë dhe vetë sigurinë në vend.
TIRANE- Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim 2013 ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e kriminalitetit dhe sigurisë në vend. Sipas deklaratës së shoqatës, Kryeministri dhe qeveria e vendit kanë liruar nga puna punonjës të kualifikuar dhe të specializuar të Policisë duke cënuar kështu profesionalizmin dhe vetë sigurinë në vend.
“Në këtë situatë të rënduar të kriminalitetit, kryeministri Rama, në vend që të orientojë politikat ekzekutive të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Shtetit për analizën realiste të situatës, vazhdon me akuzat e pabaza për punonjësit e policisë, të cilët janë liruar në mënyrë të paligjshmë nga Policia e Shtetit, që nga muaji shtator 2013.”- ka deklaruar në një komunikatë Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim.
“Deklarojmë se që nga shtatori 2013 janë liruar dhe po lirohen nga Policia punonjës dhe drejtues policie me integritet dhe kapacitetet e duhura profesionale, me arsimin përkatës policor dhe arsimime të tjera të nevojshme për ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive në strukturat e Policisë së Shtetit. Janë liruar dhe vazhdojnë të lirohen ata që përfituan njohuri bashkëkohore në trajnimet dhe kurset më të mira që kanë ofruar Policia e Shtetit, Misioni PAMECA, Programi ICITAP, përfaqësia e
OSBE-së, ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Austrisë etj., duke reflektuar përformancë dhe standarde të larta në punën e tyre.”- ka vazhduar në fjalën e saj zyra e shtypit të Shoqatës.
Shoqata e punonjësve të Policisë në Lirim ka deklaruar së fundmi se shpreson se Komisioni Hetimor Parlamentar për Lëvizjet në Policinë e Shtetit do të prodhojë konkluzione dhe rezultate objective, për zbardhjen e situatës së këtyre 6 muajve në strukturat e Policisë së Shtetit.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.4%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 5886
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15