TIRANE - Çmimi i bletës së transportit urban në muaj në vijim pritet të bëhet 70 lekë. Sipas Ferdinand Ibrahimit, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Transportit, arsyeja është se kosto e transportit urban është e lartë. Ndërsa gjatë muajit shkurt në kryeqytet mbi 10% e qytetarëve që lëvizin me urbanë kanë përdorur abone false. Kryetari i kësaj shoqate Ferdinand Ibrahimi shprehet se do të kërkojnë rritje e çmimit të biletave të urbanit deri në 70 lekë.
Abonetë me karton vazhdojnë të shiten ende në treg. Qytetarët kë duhet të blejnë?
Të dyja abonetë që shiten edhe ato me karton edhe ato pa karton janë të vlefshme. Edhe aboneja pa karton është dokument me vlerë.
Atëherë kur janë me vlerë pse duhet të shtohet kartoni?
Ne e kemi shtuar kartonin për element sigurie më tepër. Kartoni është thjesht për të eliminuar falsifikatorët.
Ju keni pasur raste të falsifikimit të aboneve pa karton?
Po gjatë gjithë muajit shkurt ne kemi hasur me mijëra abone të falsifikuara, gati 10% e qytetarëve që kanë lëvizur në Tiranë kanë qenë me abone false. Në takimin që kemi patur me të gjithë operatorët nuk arritëm të gjenim gjuhën e përbashkët. Do marrim masa të tjera për ta zgjidhur këtë çështje.
Çfarë masash do të merrni?
Nëse nuk arrijmë një konsensus për çështjet që na shqetësojnë. Ne si shoqatë mund të marrim masa që në muajt në vijim mos të shpërndajmë abone studenti fare.
Si falsifikohen abonetë?
Falsifikatorët abonenë e rregullt e skanojnë dhe pastaj elementin e sigurisë ja heqin asaj të vjetrës dhe pastaj ja ngjisin me vinovil të resë.
Kjo arrin të dallohet që është e falsifikuar?
Ata e fusin në një qese për të mos u dalluar lehtësisht. Pasi ato dallohen që janë të falsifikuara. Por edhe fatorinot nuk kanë kohë që ta shohin me vëmendje abonenë, sepse në atobuze ka shumë njerëz, ndërkohë që një stacion është çdo 500 metra.
Nëse abonetë kanë kartonin shoqërues kanë mundësi që ato të falsifikohen?
Nëse ato kanë kartonin shoqërues nuk kanë mundësi falsifikimi, sepse kartoni ka element shtesë sigurie. Elementi shtesë i sigurisë të kartonit është shumë i vështirë për tu hequr.
Pastaj në çdo muaj kartonin e abonesë ne e bëjmë me ngjyrë të ndryshme dhe falsifikatori nuk ka ku ta gjejë kartonin që ta vendosë. Ndërsa te bileta letra është e njëjtë gjithmonë. Kartoni shoqërues nuk ka pse të hiqet sepse ai nuk ka kosto, ajo është kosto jonë.
A do këtë një rrije të çmimit të biletës se urbanit?
Ende ne nuk e kemi kërkuar këtë gjë, por mund të kërkohet muajt që do të vijnë
Sa do kërkohet rritja?
Patjetër te 70 lekëshi. Kjo do bëhet si pasojë e mos subvencionimit nga ana e Bashkisë për operatorët e transportit urban qytetas.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com