“Ekzekutorët komandohen nga dikush jashtë fshatit. Policia kishte sinjale, por nuk u tregua profesionale. Të shtënat këtë të mërkurë, vinin pas një viti. Për situatën kemi vënë në dijeni policinë e Gjirokastrës. Aksioni i policisë do të dështojë si ai i qershorit”,- thuhet në deklaratë.
Sipas ‘Shoqatës Lazarati’, kryeministri Edi Rama nuk e vë gishtin në plagë, por lavdërohet me Gaten.
“Policia shkuli hashashin, por e transferoi diku tjetër. Hashashi nuk kultivohet pa dorën e policisë. Rama nuk vë gishtin në plagë, lavdërohet me Gaten. Kapën Gaten që ruante lopët, harruan vilat disakatëshe”, - theksohet në reagim.
Në deklaratë shtohet më tej se Lazarati, prej një viti ka qenë pa qeverisje vendore.
“Thanë që do të hapen disa biznese fasone. Lazaratasit tani nuk kanë bukë të hanë. Dyqanet në borxhe që arrijnë deri në 12 milionë lekë”, - përfundon reagimi.