Agresori dhe bashkëpunëtori i sulmit ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka, u arrestuan, por ngjarja ka ngritur pikëpyetje të mëdha në lidhje me shoqatën “fantazmë” trë trajnerëve, që nuk reagoi aspak në lidhje me ngjarjen e shëmtuar. Se sa fantazmë është kjo shoqatë, e thotë edhe trajneri Sulejman Starova:
/Shqiptarja.com
“Mund t’iu them diçka që ta keni si lajm: Unë nuk di të jem thirrur ndonjëherë në ndonjë mbledhje të shoqatës së trajnerëve. Asnjëherë! Besoj se nuk do koment më shumë. Sa i përket incidentit me Gjokën, raste të tilla kanë ndodhur me shumicë në vitet ’90 deri në 2000-shin. Vinin të fortët, gjuanin penalltitë dhe ne prisnim sa të mbaronin ata, ose i merrnin topat fare dhe largoheshin. Rasti i Gjokës është i paprecedentë në ditët e sotme. Dëmton imazhin e vendit dhe futbollit tonë edhe jashtë. Shpresoj që kjo të harrohet dhe shyqyr që Nesti ka shpëtuar pa dëmtime”, shprehet Starova.
e.gj/Shqiptarja.com











