Shoqata: Me 1 janar s'ka urbanë 
 Bashkia: S'rritet çmimi i biletës

Shoqata: Me 1 janar s'ka urbanë <br /> Bashkia: S'rritet çmimi i biletës
TIRANE- Në ditën e parë të 2016-s, qytetarët e Tiranës nuk do të mund të përdorin asnjë nga linjat e urbanëve. Shoqata e Transportit Qytetar pas takimit me kryebashkiaku Erion Veliaj ka lajmëruar se greva e parë do të jetë në datën 1 janar 2016, çka do të sjellë mungesën e transportit publik.

Shkak i kësaj greve do të jetë refuzimi nga ana e Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të biletës me 70 lekë, nga 30 që është tani. Anëtarët e kësaj shoqate kanë zhvilluar një takim me Veliaj, nga i cili nuk është rënë dakort për rritjen e çmimit. Me datën 1 janar nuk ecim do të mbyllim. Nuk do të ketë transport publik. Nuk vazhdojmë dot. Do të dorëzohemi, le t’i marrë banka mjetet. Problemi ynë kryesor është çmimi, vetëm çmimi nuk u diskutua nga kryetari i Bashkisë. Ne kemi arritur ku nuk mban më, nuk mund të rezistojmë.

Nuk bëhet fjalë për greva, nuk kemi mundësi të vazhdojmë më se jemi në borxhe. Nuk kemi fuqi ekonomike për të vazhduar më tutje”, - u shprehën përfaqësuesit e shoqatës së transportit qytetas, menjëherë pas takimit me Erion Veliaj. Ndërkohë burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije kryebashkiaku i ka kërkuar shoqatës së transportit që të fusin biletën elektronike, por çmimi sipas Veliajt nuk do të rritet.
 
Justifikimi
Sipas shoqatës së transportit, ata kanë marrë kredi për të blerë urbanët, duke theksuar se nëse nuk rritet çmimi, do t’jua marrë banka. Shoqata thotë se autobuzët janë në moshë mesatare më të ulët në Europë. “Kemi hedhur nga 2-3 milion euro, kemi autobusët me moshën mesatare më të ulët në Europë. Kemi 1500 punëtorë që jetojnë me këtë punë, kemi 4-5 muaj që nuk u japim pagat shoferëve, pale pastaj fatorinove. Rrezikojmë që të dalim nga tregu. Kemi marrë kredira në sasira të mëdha, ka kaluar një 5 vjeçar dhe nuk kemi mundur t’i shlyejmë dhe me ndërhyrjen e BSH kemi bërë ristrukturim kredie. Nuk bëhet fjalë për fitime. Bashkia duhet të kuptojë diçka që ne po rrënojmë aktivitetin tonë, po se mbajtëm do t’i marrë banka. Ne nuk do të bëjmë asnjë lloj shërbimi”, - thonë përfaqësuesit e shoqatës.
 
Bashkia
Ndërkohë Bashkia e Tiranës ka pranuar se situata ekonomike e kompanive është në gjendje të keqe, por çmimi i biletës nuk do të rritet. Nënkryetari i bashkisë Arbjan Mazniku u shpreh një një dalje për mediat se do të punohet për të zgjetur nje zgjidhje tjetër. “Në këto moment nuk po diskutojmë rritjen e çmimit të biletës, por të shërbimeve alternative. Ne do vijojmë negociatat në vijim. Jemi besim plotë që do të gjejmë një zgjidhje që të mos na çojë në atë pikë, që do ndërpresin shërbimin.  Duhet të shohim për mënyrat si të gjejmë zgjidhje. Rritja e çmimit të biletës nuk është pjesë e jona. Po diskutojmë paralelisht me ta dhe e bankat apo kompanitë e naftës, ku ata kanë kosto dhe llogari të prapambetura për gjetjen  e mënyrës së zgjatjes së shërbimit”, - tha Arbjan Mazniku.
 
Çfarë tha Veliaj për rritjen e çmimit të biletës?
 Dy ditë më parë Erion Veliaj u shpreh se çmimi i biletës nuk do të rritet kurrë 70 lekë, sa të jetë ai Kryetar Bashkie. “Sa të jem unë kryetar bashkie ta harrojnë biletën 700 lekë! Këtë nuk e them si kundër-kërcënim, por sepse nuk besoj se mënyra e komunikimit është me ultimatum. Jam shumë i hapur të filloj një proces diskutimi me ta. Ne kemi qenë të hapur për të diskutuar me ta, i di të gjitha argumentet, edhe sa është çmimi i biletës në Prishtinë apo në vende të tjera. Megjithatë, nuk gjykoj se Tirana është gati për të përballuar çmime të tilla”, - tha Veliaj pas kërkesë së Shoqatës për Transportin Qytetas.
 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)