Shoqata për Autonomi Vendore
mbështet Reformën Territoriale

Shoqata për Autonomi Vendore<br />mbështet Reformën Territoriale
TIRANE- Shoqata për Autonomi vendore, e cila ka qenë pjesëtare aktive e procesit të reformës administrative-territoriale, përshëndet vendimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për hartën e re administrative-territoriale me 61 bashki.
 
Në një deklaratë për mediat, kjo Shoqatë shprehet në mbështetje të këtij vendimi, i cili pas tyre merr në konsideratë të gjitha sugjerimet dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo shoqatë.
 
“Harta e miratuar nga Komisioni zhbën më në fund ndarjen e padrejtës, diskriminuese dhe artificiale prej 23 vjet3ësh midis qytetit dhe fshatit, duke sjellë një model të ri të zhvillimit të integruar midis zonave urbane dhe rurale të vendit. Ky është modeli që i duhet qeverisë dhe është baza për një proces efektiv të decentralizimit dhe autonomisë vendore. Shoqata duke vlerësuar procesin si profesional, transparent dhe të hapur, i drejtohet solemnisht të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të votojnë unanimisht në mbështetje të ndarjes së re administrative-territoriale”, thuhet në njoftimin e Shoqata për Autonomi Vendore.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra