Zgjedhjet 2025, 51 shoqata dhe 50 personalitete të Diasporës letër Kuvendit: Mundësoni votën e shqiptarëve që jetojë jashtë! Të bëhen ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Zgjedhjet 2025, 51 shoqata dhe 50 personalitete të Diasporës letër Kuvendit: Mundësoni votën e shqiptarëve që jetojë jashtë! Të bëhen ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Kur na ndanë edhe një vit nga zgjedhjet parlamentare 2025, 51 shoqata dhe 50 personalitete të Diasporës ia kanë dërguar sot (13 qershor) një letër Kuvendit të Shqipërisë dhe kryepalamentares Lindita Nikolla, ku kërkohet që të mundësohet vota e diasporës.

Në letrën drejtuar Kuvendit, kërkohet që të ndërmerren me urgjencë të gjitha veprimet nevojshme për ndryshimet e domosdoshme në Kodin Zgjedhor, me qëllim mundësimin e votimit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë që nga zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.

“Prandaj, duke konsideruar se është momenti i fundit, kërkojmë nga ju që të veproni me urgjencë në mënyrë që Kuvendi i Shqipërisë të përmbushë detyrimin kushtetues për të bërë ndryshimet e nevojshme ligjore për të mundësuar votimin e shqiptarëve me vendbanim jashtë Shqipërisë që nga zgjedhjet e ardhshme. Duke shpresuar që argumentet dhe kërkesat tona do të adresohen, shprehim gjithashtu gatishmërinë tonë për mbështetje në këtë proces, në çfarëdo forme që është e nevojshme. Wshtë e drejta e çdo shtetasi shqiptar që të zgjedhë dhe të zgjidhet. Shtetasit shqiptarë jashtë Shqipërisë, e kanë pasur të pamundur për ta ushtruar këtë  të drejtë", thuhet në letër.

Po ashtu, në letër evidentohet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, më datë 9 dhjetor 2022,  e cila ka konstatuar cenimin e të drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor, dhe ka obliguar Kuvendin për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti.

Shoqatat dhe personalitetet e Diasporës, vënë në dukje se Kuvendi i Shqipërisë u ngarkua drejtpërdrejt me vendimin e Gjykatës Kushtetuese numër 38, datë 09.12.2022, për zbatimin e këtij vendimi brenda një afati njëvjeçar nga data e hyrjes në fuqi (dita e fundit e përmbushjes së afatit njëvjeçar ishte më 12.01.2024), por tashmë kanë kaluar disa muaj nga ky afat dhe Kuvendi i Shqipërisë nuk i është përgjigjur Gjykatës Kushtetuese.

Përtej detyrimeve kushtetuese dhe ligjore dhe modaliteteve teknike, shoqatat dhe personalitetet e Diasporës konsiderojmë se vota e diasporës do të shërbente si një ‘infuzion’ për demokracinë shqiptare, ndërsa ngrenë shqetësimin se pjesëtarë të diasporës shqiptare sot ndjehen të neglizhuar nga shteti shqiptar, duke qenë se kërkesat e vazhdueshme për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes nuk janë marrë parasysh.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion