Shoqatat fantazmë, Fino: Basha
presion gjykatës për t’i regjistruar

Shoqatat fantazmë, Fino: Basha<br />presion gjykatës për t’i regjistruar<br /><br>
TIRANE-Kandidati për President të Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha se po u bën presion gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës për të regjistruar shoqatat fantazmë. Deputeti i PS përmes statusit në Facebook u kërkon partive politike, ashtu edhe organeve gjyqësore, që të jenë sa më të pavarur dhe të qëndrojnë larg përfshirjes në abuzimet ilegale të Federatës Shqiptare të Futbollit.

 

Jam i shqetësuar nga informacionet që më vijnë së fundmi, që nga Partia Demokratike dhe kreu i saj ka pasur presion te Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të ndikuar te gjyqtarët mbi regjistrimin sa më të shpejtë të Shoqatave të futbollit, të cilat kanë votuar dhe janë anëtarësuar në mënyrë ilegale në Federatën Shqiptare të Futbollit. I kërkoj publikisht si Partive Politike, ashtu edhe organeve gjyqësore, që të jenë sa më të pavarur dhe të qëndrojnë larg përfshirjes në abuzimet ilegale të Federatës Shqiptare të Futbollit”.

 

 

Gjykata e Tiranës ka konfirmuar se 12 shoqata që sipas FSHF janë me të drejtë vote nuk janë të regjistruara, pra janë fantazmë. Fino ka kërkuar që të mos votojnë në zgjedhjet e 7 shkurtit që do të zhvillohen në Durrës, por FSHF këmbëngul që janë të ligjshme. Sipas Fino, që kandidon përballë Dukës, në ditët e fundit ka pasur lëvizje që këto shoqata të regjistrohen që të votojnë në 7 shkurt, por deputeti i PS i ka paralajmëruar se nuk do i lejojë që të futen në asamble në Durrës. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Peqin/ Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, në pranga pronari dhe drejtori i OSHEE

Peqin/ Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, në pranga pronari dhe drejtori i OSHEE