LEZHË - Problemet në Kalanë Mesjetare të Lezhës, për vetë marrëdhëniet komplekse me parkun arkeologjik brenda mureve saj janë gangrenizuar. “Në Shqipëri nuk ka kompani të organizuara për menaxhimin e monumenteve”, kanë pohuar anëtarët e forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Artan Lame, Artan Shkreli, Lorenc Bejko, Auron Tare, dhe ish drejtori i Parkut Arkeologjik, Salvator Gjeçi, pasi kanë vizituar dje kalanë kanë konstatuar se “Muri që ka rënë është ai që restauruar Instituti Monumenteve para dhjetë vjetësh; Kjo tregon sa mirë i bëjnë ata punët. Për dy mijë vjet nuk e gjeti gjë, ditën që vuri dorë ky institut muri ra”. Ish drejtori I Parkut Arkeologjik, Salvator Gjeçi ka pohuar për Shqiptarja.com se: “Të gjitha këto probleme, si dëmtimet, vonesat në restaurime, etj, i kam ngritur dhe nuk kam gjetur mbështetje, as nga ministria as nga bashkia. Konkretisht, kur Instituti i Monumenteve restauroi murin, duhej të bënte paretin e jashtëm. Ata e bënë shkel e shko dhe ju shihni si ka rënë. Ky mur para dhjete vjetësh financuar nga Ambasada Amerikane. Nuk iu bënë përforcime me breza të maskuar dhe perspektiva e këtij muri ka bërë që të shemben e të vijoj shembja në pjesë të tjera”. Gjithashtu Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka konstatuar jo vetëm rrëzimin e mureve të Kalasë, por edhe shkatërrimet në masë të varrezat antike. Në to po bëhen gërmime klandestine dhe po grabiten. Ndërkohë firmat bëjnë rrugë mbi këto varreza pa studime arkeologjike. Problemi më i madh për sitin arkeologjik të Lezhës është se aty ku bëhet projekti për ndërtimin e një moteli me pishinë është xhamia dhe kisha. Artan Lame dha dje një shpjegim se çfarë duan të ndërtojnë sipas këtij projekti denigrues. “Protestojmë për marrëzinë e madhe që është ndërtimi i moteleve, si dhe objekte të tjera të këtij lloji brenda dhe kalasë së Lezhës”, tha dje ai. “Ne duam t’u themi jo moteleve në kalanë historike të Lezhës”, tha ai.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
48.6%
-
Frikë se humbin
43%
-
Arsye të tjera
8.4%
Vota total: 654
Lajme të tjera
-
Harta e re gjyqësore, shqetësime për kostot dhe vonesat në drejtësi
29 Mars, 08:37
-
Ankimimi i Alibeajt për siglën dhe logon e PD, nesër mbahet seanca për regjistrimin e koalicionit Meta-Berisha
29 Mars, 08:24
-
Tragjedia në SHBA, del VIDEO nga momenti kur policia vret sulmuesen në shkollë! Kishte fshehur 7 armë në shtëpinë e prindërve
29 Mars, 08:18
-
Intervista e panjohur e Angjelin Preljocaj: Në Francë, prindërit e mi nuk donin që unë të merresha me balet! Nuk e kuptonin, nëna ime kishte qenë bareshë me dele
29 Mars, 08:02
-
A do t'i zhvendosë Rusia armët bërthamore taktike në Bjellorusi?
29 Mars, 07:54
-
Protestat masive në Izrael, Biden thirrje Netanjahut: Hiq dorë nga plani për ndryshime në gjyqësor
29 Mars, 07:51
-
Lufta/ Zelensky fton Xi Jinping: Gati për të biseduar! Moska akuzon Berlinin: Është përfshirë në luftë
29 Mars, 07:42
-
Kandidati i PD për Bashkinë e Korçës u tërhoq nga gara, akuza Alibeajt: Ndryshoi listën për Këshillin Bashkiak para se ta dorëzonte në KQZ, nuk na informoi
29 Mars, 07:27
-
Temperatura deri në 14 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
29 Mars, 07:18
-
Mund të takoni dikë të ri që do t'ua bëjë zemrën të rrahë më shpejt, shenjat me fat në dashuri sot
29 Mars, 07:14
-
Zgjedhjet vendore të 14 majit/ Instituti Piepoli dhe Report Tv rikthejnë sondazhet parazgjedhore, sot në ora 21:00 në ‘Repolitix’ rezultatet e para
29 Mars, 06:59
-
Euro 2024/ Zhgënjen Kosova përballë skuadrës modeste, Zvicra me pikë të plota, Skocia ‘gjunjëzon’ spanjollët
28 Mars, 22:54