Udhëtarët kërcënohen se do të lihen në këmbë pse u rrit nafta, Shoqata e Transportit-qeverisë: Plotësoni 4 kërkesat ose më 1 mars mbyllim punën

Udhëtarët kërcënohen se do të lihen në këmbë pse u rrit nafta, Shoqata e Transportit-qeverisë: Plotësoni 4 kërkesat ose më 1 mars mbyllim punën

Shoqata e Transportit Qytetas i ka dërguar një letër qeverisë dhe Bashkisë Tiranë lidhur me marrjen e masave për rritjen e çmimi të naftës, pasi sipas tyre kjo po pengon dhënin e shërbimeve për qytetarët. për të mundësuar dhënin e shërbimit Shoqata e Transportit i ka drejtuar 4 kërkesa qeverisë dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë për të vazhduar me dhënien e shërbimit, në të kundërt shprehen ata duke filluar nga 1 marsi do të ndërpresin punën. Pjesë e kërkesave të tyre janë rimbursimi i TVSH dhe i kategorive me aftësi të kufizuar, heqja e akcizës 37 lekë/litër dhe heqja e taksës së qarkullimit në karburant.

"Sot, për të bërë të mundur vazhdimin e shërbimit, pa cënuar cilësinë e tij, e cila është jetike për qytetet tona, ju sjell në kujtesë propozimet tona kundrejt qeverisë qendrore dhe asaj lokale në ndihmë të sektorit tonë, të cilat pavarësisht se janë rakorduar, pranuar dhe premtuar se do të realizohen, ende nuk shihet asnjë veprim konkret mbi to dhe ato janë si më poshtë:

1. Rimbursimi i TVSH në shitje

2. Heqja e akcizës 37 lekë/litër

3. Heqja e taksës së qarkullimit në karburant për subjektet e licensuara që ushtrojnë aktivitetin në transportin urban (qytetës) 27 lekë/litër

4. Rimbursimi nga Ministritë e linjës lidhur me kategoritë (Invalidë pune, Të verbër, Paraplegjik, Tetraplegjik, Studentët) të cilët përfitojnë cmim të reduktuar ose falas, referuar dispozitave të Ligjit Nr.37/2014 “Për disa shtesa në Ligjin 8308 dt.18/03/1998 për Transportet Rrugore” të ndryshuar, për zgjidhjen e kësaj cështje.

Në mungesë të marrjes së masave, shoqëritë e transportit qytetës, me datë 1 Mars 2022 do të ndërpresin aktivitetin e tyre duke mos ofruar shërbimin qytetarëve', shkruhet në letër.

Shoqata e Transportit Qytetas shkruan se sigurimi i të ardhurat për realizimin e shërbimit sigurohen vetëm nëpërmjet tarifave që paguajnë drejtpërdrejtë udhëtarët që përdorin këtë lloj shërbimi, ndërsa ngre shqetësimin e rritjes së çmimit të naftës në nivele alarmante duke thënë se kjo sjell kosto për operatorët por nuk mund të rrisin dot çmimin e biletave.

"Sektori i transportit është shumë intensiv në veprimtarinë e tij dhe për këtë arsye ndikimi i çmimeve më të larta të naftës dhe derivative të saj, i përkthyer në çmime më të larta të karburantit është i rëndësishëm dhe thelbësor për veprimtarinë tonë dhe ndikon drejtpërsëdrejti në aftësinë për kryerjen dhe ofrimin e shërbimit për qytetarët. Në koston e shërbimit tonë, rreth 48% vjen nga karburanti dhe derivatet e tij ku në muajt e fundit janë rritur me të paktën 25%. Këtë rritje ne e kemi të pamundur ta reflektojmë në çmim, ashtu siç logjikisht e bën çdo biznes tjetër, përderisa çmimi i shërbimit tonë është i përcaktuar me Vendim të Këshillit Bashkiak", thotë shoqata.

Shoqata sqaron edhe pse "Kërkesat kanë qenë të shumta ashtu sikurse edhe premtimet për veprim dhe zgjidhje, por për sa kohë fenomeni vazhdon të mbetet i njëjtë dhe nuk ka asnjë marrje mase apo ndihmë kundrejt këtyre subjekteve, mosofrimi i shërbimit do të vazhdojë deri në momentin që këto kërkesa do të realizohen me veprime", ndërsa shton se kërkesat e tyre janë të drejta dhe të realizueshme.

Letra e Shoqata e Transportit Qytetas 

Z. Arben AHMETAJ

Zëvendëskryeministër

Znj. Delina IBRAHIMAJ

Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Znj. Belinda BALLUKU

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje  

Shërbimi i transportit qytetës (urban) të udhëtarëve, në vendin tonë, që prej 20 viteve, kryhet nga subjekte private, të licensuara nga bashkitë përkatëse. Në këndvështrimin e funksionimit të tyre, si biznese, këto subjekte, të ardhurat për realizimin e këtij shërbimi i sigurojnë vetëm nëpërmjet tarifave që paguajnë drejtpërdrejtë udhëtarët që përdorin këtë lloj shërbimi. Operatorët privat që kryejnë këtë lloj shërbimi janë të bashkuar në Shoqatën Kombëtare të Trasportit Qytetës (SHKTQ), e cila në vazhdim dëshiron edhe një hërë të ngrejë shqetësimet që ndeshen dhe që përcaktojnë vazhdimësinë e këtij biznesi. 

Në muajt e fundit çmimi i naftës është rritur në nivele alarmante. Ndikimi kësaj rritje është në kostot e secilit operator, ku pamundësia për blerjen e saj në kohë, sjell një shërbim jo cilësor, vonesa në ofrimin e shërbimit dhe njëkohësisht kjo do sjellë edhe ulje të kërkesës së përgjithshme.

Sektori i transportit është shumë intensiv në veprimtarinë e tij dhe për këtë arsye ndikimi i çmimeve më të larta të naftës dhe derivative të saj, i përkthyer në çmime më të larta të karburantit është i rëndësishëm dhe thelbësor për veprimtarinë tonë dhe ndikon drejpërsëdrejti në aftësinë për kryerjen dhe ofrimin e shërbimit për qytetarët.

Nga shoqata jonë janë ngritur një sërë propozimesh të rakorduara dhe me kryetarin e Bashkisë Tiranë Z.Veliaj, si Bashkia me aktivitetin më të madh të transportit, mbi disa lehtësi të domosdoshme për sektorin tonë, pa të cilat shërbimi që ne ofrojmë do të shkojë drejt mbylljes si arsye e pamundësisë financiare.

Për të mbështetur kërkesën tonë ju sqarojme se në koston e shërbimit tonë, rreth 48% vjen nga karburanti dhe derivatet e tij ku në muajt e fundit janë rritur me të paktën 25%. Këtë rritje ne e kemi të pamundur ta reflektojmë në cmim, ashtu sic llogjikisht e bën cdo biznes tjetër, përderisa cmimi i shërbimit tonë është i përcaktuar me Vendim të Këshillit Bashkiak.

Sot, për të bërë të mundur vazhdimin e shërbimit, pa cënuar cilësinë e tij, e cila është jetike për qytetet tona, ju sjell në kujtesë propozimet tona kundrejt qeverisë qendrore dhe asaj lokale në ndihmë të sektorit tonë, të cilat pavarësisht se janë rakorduar, pranuar dhe premtuar se do të realizohen, ende nuk shihet asnjë veprim konkret mbi to dhe ato janë si më poshtë:

1. Rimbursimi i TVSH në shitje

2. Heqja e akcizës 37 lekë/litër

3. Heqja e taksës së qarkullimit në karburant për subjektet e licensuara që ushtrojnë aktivitetin në transportin urban (qytetës) 27 lekë/litër

4. Rimbursimi nga Ministritë e linjës lidhur me kategoritë (Invalidë pune, Të verbër, Paraplegjik, Tetraplegjik, Studentët) të cilët përfitojnë cmim të reduktuar ose falas, referuar dispozitave të Ligjit Nr.37/2014 “Për disa shtesa në Ligjin 8308 dt.18/03/1998 për Transportet Rrugore” të ndryshuar, për zgjidhjen e kësaj cështje.

Në mungesë të marrjes së masave, shoqëritë e transportit qytetës, me datë 1 Mars 2022 do të ndërpresin aktivitetin e tyre duke mos ofruar shërbimin qytetarëve. Kërkesat kanë qënë të shumta ashtu sikurse edhe premtimet për veprim dhe zgjidhje, por për sa kohë fenomeni vazhdon të mbetet i njëjtë dhe nuk ka asnjë marrje mase apo ndihmë kundrejt këtyre subjekteve, mosofrimi i shërbimit do të vazhdojë deri në momentin që këto kërkesa do të realizohen me veprime.

Theksojmë se marrja e masave si më mësipër nuk është në dëshirën e shoqërive tona, por të gjendura në pamundësi financiare të secilës prej tyre që ofrojnë këtë shërbim.

Me bindjen që kërkesat tona janë të drejta dhe të realizueshme, mbetemi në pritje të një përgjigje pozitive nga ana Juaj.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cuko: 22/02/2022 13:06

    Tirana pa urbane eshte me e pastert nga ndotja provinciale.

    Përgjigju
  • Shoferi: 22/02/2022 10:05

    Ne 1 Mars mbusheni me furgona dhe shikoni sesi fo te behen pula keta qe kercenojne me bllokim re transportit urban.

    Përgjigju
  • Iris: 22/02/2022 00:51

    Sherbimi i autobuzeve duhet te ishte shteteror ne cdo bashki dhe fitimet pas taksave, te perdoreshin nga vete bashkite sipas nevojes.20 vjet sherbim i privatizuar,kam pershtypjen se keta me shume kane mjelur e shfrytezuar shtetin me kerkesa shpesh absurde.Sa per cilesine e sherbimit qe ofrojne,do t'ju duhej qytetareve te protestojne e t'i lene te bejne itinerarin bosh.

    Përgjigju
  • Qytetari: 21/02/2022 17:39

    Ju jeni të gjithë për zbythje nga rrugët e qyteteve.Vje faturino si me qen kryetar i nai organizate mafioze,shoferi si pijanec tu sha robt pse nuk lëvizinnga stacioni por ti shkojn mrapa autobuzit se aty ju ka tek shoferit me nalu.Autobuz që kan 20 vjet që nuk e njofin të lamen mrena.ZHULI tu tkap prej bluzeje. Vonesa në stacione pa fund.Besoj PËRVEÇ LINJËS KAMZËS MAS TOB asnji linjë nuk shko në orar sipas tabelave.Ju doni gjobit me bllokim të llogarive e me heqje liçense sepse nuk keni zbatu marrveshjen e firmosur por keni gjet atë bq e bashkisë që ndani pazaret bashkë e boni kot llafe.DO ZOTI JU MUSHET MENIA MOS ME DAL MO NË QARKULLIM NË 1 MARS. Llafi juj në vesh të perenis,zoti jua plotësoftë dëshirën e mas ksaj shteti të vej dorë në përzgjedhjen e mejeteve të transportit publik

    Përgjigju
  • xxx: 21/02/2022 15:50

    Makina te blera ne varreza me mbi nje miljon kilometra dhe sa vjet qe punojne ne vendin tone duhet te dalin jasht qarkullimit mbasi jane amortizuar shume dhe nuk plotesojne kushtet per qytetaret

    Përgjigju
  • Lui: 21/02/2022 15:26

    Per rimbursimin e personave me aftesi te kufizuar dhe studenteve e kuptoj dhe duhet patjeter. Por qe te kerkoni te heqin akcizen dhe taksen e qarkullimit me duket pak abuzive. Sepse Po te kerkojne te gjithe ata qe japin sherbime i bie qe kot sa jane taksat. Dhe per me teper ku do i marre shteti keto qe heqin nga ju. Ju do beni mire qe te zevendesoni autobuzet qe keni me autobuze te rinj dhe hibrid, pse jo dhe 100% elektrike. Keshtu fitojne te gjithe. Edhe ju nuk konsumoni as karburant as vaj e filtra e asnje lloj tjeter mirembajtje motorrike. Nderkohe ju hiqen dhe shume taksa te tjera. Fitojne qytetaret qe do kene sherbim me te mire me autobuze te rinj. Dhe mbi te gjitha fiton qyteti me mjete qe nuk ndotin as me gazra, as me vajra sepse kudo ku parkojne autobuzet i gjithe asfalti eshte me vaj dhe ambjenti vjen era vajra. Dhe ka shume me pak ndotje akustike. Dmth shkurt bashkia t’ju a terheqe licencen te gjitha kompanive qe nuk i plotesojne keto kushte dhe nese s'ka mjaftueshem kompani te interesuara per kete sherbim, atehere le ta menaxhoje vete duke investuar ne nje flote te re me autobuze elektrike. Keshtu dhe bashkia rri rehat nga gjakpiresa ai ju.

    Përgjigju
  • liku: 21/02/2022 15:21

    Mire do beni ta pezulloni linjen urbane mbasi dhe kur punoni nuk zbatoni kontraten me bashkine duke pasur vonesa neper stacione dhe autobuzi mbushej jashte kapacitetit duke mos zbatuar rregullat e pandemise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025