TIRANË - Aleanca Kundër Importit të Plehrave, ambientalist, analistë, mes tyre edhe deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda e qytetar të thjeshtë, kanë protestuar duke ngritur zërin kundër sjelljes së armëve kimike siriane në Shqipëri. Protestat do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme me kërkesën që ti thuhet jo armëve kimike për asgjësim në territorin shqiptar.
AKIP, kanë dhënë edhe dhjetë arsyet pse nuk duhet të importohen armët kimike në Shqipëri për asgjësim fillimisht rreziku për jetën, vendim në kundërshtim me ligjin mungesa e infrastrukturës dhe kapaciteteve etj.
Dhjetë arsyet kundër importit armëve kimike
1. Armët kimike rrezik për njerzit dhe ambientin
2. Qeveria në kundërshtim me veten dhe ligjin
3. Mungojnë infrastruktura ,kapacitet eksperienca
4. Mungon kuadri ligjor për trajtimin e armve komike në vend
5. Shqipëria ende nuk ka zgjidhur problemin e mbetjeve te saj toksike
6. Vendet më të zhvilluara se Shqipëria i kanë refuzuar armët kimike
7. Konventa për ndalimin e armëve kimike në asnjë rast nuk lejohet importi për qellime asgjësimi
8. Importi i armëve kimike nga Siria nukështë detyrim që buron nga Konventa apo nga NATO
9. Mungon transparenca dhe diskutimi me publikun
10. Shqipëria transformohet nga destinacion turistik në destinacion toksik
Kësaj protestë me herët i ka paraprirë një takim informues në ambjentet Akademisë së Arteve. sipas përfaqesueses së Aleancës Kunder Importit të Plehrave, Kozara Katit nuk dihet se çfare lloj armësh mund të vijnë në vendin tonë. Gjithashtu kanë folur edhe ambientalistë dhe gazetarë.
GURI: SJELLJEN E LËNDËVE KIMIKE SE LEJON KUSHTETUTA
Ambientalisti Sazan Guri tha se, si shoqëri duhet që të reagohet fuqimisht për të ndaluar sjelljen e armëve kimike siriane në Shqipëri. “Ne duhet të reagojmë fuqishëm ndaj armëve kimike”,tha Guri. Sipas tij, “është shkelur neni 56 i Kushtetutës për informimin publik dhe neni 59 i Kushtetutës, pasi nuk ruhet siguria e popullsisë. Shqipërisë do ti dalin 200 milionë euro mangut në buxhet duke dhënë para për të shkatërruar këto armë kimike”.
“Kjo marrëveshje thyen edhe marrëveshja e Këshillit të Sigurimit për trasportimin e lëndëve të rrezikshme. Ne duhet të mblidhemi dhe ti themi qeverisë që Kushtetuta shqiptare e ndalon sjelljen e armëve kimike në Shqipëri”, përfundoi fjalën e tij, ambientalisti Sazan Guri.
LUBONJA: QEVERIA SE PYET OPINIONIN PUBLIK
Ndërsa gazetari Fatos Lubonja tha se, qeveria sapo ndaloi importin plehrave në Shqipëri tani do të lejojë sjelljen e armëve kimike siriane. “Qeveria sapo ndaloi importin e plehrave dhe me sjelljen e armëve kimike në Shqipëri, duket se sa e përfillin opinionin publik. Siç shikohet ka një presion të madh për sjelljen e armëve kimike në Shqipëri”, tha gjatë fjalës së tij, Fatos Lubonja.
FERRUNI: JEMI KUNDËR SJELLJES SË LËNDËVE KIMIKE
Edhe ambientalisti tjetër, Lavdosh Ferruni vuri në dukje vendimin e qeverisë për ndalimin importit të plehrave. “Ne sapo po përgatiteshim për të festuar përfundimin me sukses të aksionit për ndalimin e importit të plehrave, ndërsa tani duan të sjellin armët kimike të Sirisë. Ne jemi kategorikisht kundër sjelljes së tyre. Ne nuk kemi territor për ti shkatërruar këto armë kimike, nuk kemi asnjë mundësi që në Shqipëri të sillen këto lëndë kimike”, përfundoi fjalën ambientalisti Lavdosh Ferruni.
Protestat për ti thënë jo armëve kimike të Sirisë do të vijojnë ditën e Martë, këtë herë jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera. Megjithatë qeveria shqiptare ka bërë disa herë me dije se nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Ka qenë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i cili ka rikonfirmuar vetëm një ditë më parë këtë ndërsa ka shtuar se, kryeministri vetëm është kontaktuar.
ORA 7:15 AKIP MBLEDH SHOQERINE CIVILE PER ARMET KIMIKE
Aleanca Kundër Importit të Plehrave pritet të dalë sërish në skenë për të diskutuar dhe kundërshtuar hyrjen e armëve kimike që vijnë nga Siria në Shqipëri që të asgjësohen. “Sot, ora 11:00 në ambientet e Black Box pranë Akademisë së Arteve, do të organizohet takimi informues i Aleancës Kundër Importit të Plehrave me qytetarë, studentë, analistë, gazetarë etj.
Në këtë takim do të trajtohet çështja e importit të armëve kimike nga Siria dhe rrezikun që paraqet ky veprim për Shqipërinë dhe shqiptarët”, thuhet në njoftimin e dhënë për mediat nga AKIP. Një reagim i tillë vjen vetëm dy ditë pas protestës së fortë përpara kryeministrisë të shoqatave ambjentaliste ndaj armëve siriane.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO/Impianti i shkatërrimit të armëve në Medison, SHBA