TIRANE - Drejtori i qendrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, Altin Hazizaj shprehu nevojën për hartimin e një plani për mbrojtjen e fëmijëve nga puna. Hazizaj tha se, “shumë prej fëmijëve që detyrohen të punojnë janë analfabetë pasi kanë braktisur shkollën për shkak të gjendjes së keqe ekonomike në familje”.
Sipas tij, “nga ana e shoqërisë civile është kërkuar vazhdimisht nevoja e hartimit të një plani në rang kombëtar, por deri tani kjo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhër”.
Sipas studimi më i fundit i INSTAT, evidenton se 54 mijë fëmijë të moshës 5-17 janë të detyruar të punojnë dhe 200 prej tyre punojnë në miniera për të nxjerrë minerale.
Përfaqësuesit e Shoqërisë Civile thonë se ky kontigjent është më i rriskuar nga rrjetet e trafikut të qenieve njerëzore apo dhe të grupeve kriminale që shfrytëzojnë fëmijët për të kryer vepra penale si vjedhje, ndaj ata kanë kërkuar ndërhyrje emergjente dhe vënien para përgjegjësisë të personave që detyrojnë fëmijët të punojnë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com