Shoqërohen në polici dy ish deputetët e LSI, Brahimllari dhe Kërpaçi (VIDEO)

Përplasja me policinë dhe tentimi i çarjes së kordonit të policisë ka sjelle dhe shoqërimin e dy ish deputetëve të LSI-së, Endit Brahimllari dhe Florida Kërpaçi.

Shoqërimi i tyre ka sjellë tension tek protestuesit duke bërtitur në turmë 'poshtë diktatura'. Qytetarët dhe artistët vijojnë të përplasen me policinë duke tentuar të kalojnë rrethimin e vendosur nga  policia. Efektivët e policisë janë shtuar për të mbajtur nën kontroll situatë, ndërsa janë të shumtë qytetarët që tentojnë të largojnë me dhunë gardhin metalik.

Me herët Ish deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka thyer rrethimin e policisë duke hyrë me tyre. Kjo pa sjellë reagimin e forcave të rendit që kanë tentuar ta shoqërojnë Kërpaçin në komisariat, por ajo nuk i ka lejuar.

1589700860_kerpacibraimllari.jpg

Endrit Brahimllari dhe Floida Kërpaçi


Lajmi kryesor:

Teatri u shemb! 12 orë tension, përplasje dhe gaz lotsjellës! Budina: Shihemi nesër në 16:30! PD-LSI: Do jemi dhe ne në shesh


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'