Shoqërohet në polici gjyqtari Skënder Damini, i gjenden armatime në banesë (VIDEO)

Gjyqtari i Apelit në Vlorë, Skënder Damini ka qenë në banesën e tij në Tiranë kur policia në një aksion blic kreu kontrolle në apartamentin e tij në zonën e Liqenit në kryeqytet. Ka thirrur një avokat, me të cilit ka dalë nga shtëpia për t'ju drejtuar Policisë së Tiranës. Në banesën e Skënder Daminit në Tiranë, policia gjeti një vlerë monetare rreth 17 mijë euro si dhe disa municione luftarake që dyshohet se pa lejen e autoriteteve. Gjyqtari tashmë do të japë versionin e tij në Policinë e Tiranës, ndërsa avokati Ferdinand Ndoja në një prononcim të shkurtër për gazetarët e vendosur jashtë shtëpisë, tha se nuk ka asnjë masë sigurie ndaj gjyqtarit

Aty ai do të merret në pyetje, pasi Prokuroria për Krime të Rënda nisi procedimin penal ndaj tij për korrupsion aktiv të gjyqtarit.

Bashkë me të, në hetim u vunë edhe dy kolegët, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli, të cilët shpëtuan nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së 4 efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës. Ata pranuan kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar, që rrjedhimisht e shpëton atë nga burgimi i përjetshëm.

Këtë mëngjes, forcat speciale të Policisë kryen kontrolle blic në 4 qytete, ku gjyqtarët kishin banesa.


Lajmi kryesor:

Në hetim gjyqtarët që shpëtuan Dajtin! Mijëra euro e armatime në banesën e Daminit/ VIDEO


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë