TIRANË-Djali dhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Rexhep dhe Ramazan Rraja, janë shoqëruar nga policia mesditën e së martës. Të dy po lëviznin në një makinë të blinduar, teksa u konstatuan në afërsi të Kodër Kasharit.

Babai Ramazan Rrajës, Xhelal Rraja, pranoi para Policisë së Tiranës se djali i tij lëviz me një makinë të blinduar, por kjo sipas tij nuk është arsye që të ndalohet. Rraja hodhi akuzat ndaj drejtorit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, duke kujtuar se e ka shoqëruar disa herë bashkë me të birin, në kohën kur drejtonte Policinë e Durrësit pasi sipas tij, është paguar nga persona të tjerë në Durrës.

Ramazan Rraja është pyetur nga policia në muajin tetor, për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mes të vrarëve ishte kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj.

Ramazan Rraja ka qenë në kërkim policor për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës për t'u marrë në pyetje, por në atë kohë nuk është gjetur. Në muajin tetor, pasi është kthyer nga jashtë është paraqitur personalisht dhe më pas është lënë i lirë. Kujtojmë se Rraja po ashtu, në 2021 u shpall në kërkim pasi hyri i maskuar e i armatosur në një lokal. Ramazan Rraja po ashtu më herët i arrestuar në Belgjikë dhe Gjermani për drogë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:27
Shoqërohet në Polici, Rexhep Rraja, ish- i dashuri i Xhisiela Malokut

Shoqërohet në Polici, Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja. Ai ishte në të njëjtën makinë me Ramazan Rraja. Rexhep Rraja është njohur për historinë me Xhisiela Malokut.

Ora 14:59
Babai i Ramazan Rrajës: Neritan Nallbati e ka me familjen tonë, është i paguar nga grupet kriminale

 

Babai Ramazan Rrajës, Xhelal Rraja në një prononcim për gazetarët para drejtorisë së policisë u shpreh se nuk ka dijeni se pse djali i tij është shoqëruar. Ai pohoi se djali i tij lëviz me një makinë të blinduar, por kjo nuk është arsye që ai të ndalohet. Xhelal Rraja ka akuzuar drejtorin e policisë kriminale, Neritan Nallbati, se është i paguar nga struktura të krimit që kur ishte drejtor në Durrës, dhe e ka personale.

‘Edhe kur ka qenë drejtor police ka marrë rrogë dhe i vjen rruga në shtëpi. Ajo ngjarje është vazhdim i kësaj që po them shpifje. Është sqaruar ka dhënë dëshmi janë verifikuar gjërat dhe nuk është asgjë e vërtetë. Nëse djalit tim do to faktohet gjëja më e vogël ai të përgjigjet. Nuk është në kërkim policor. Ka dy orë që rri këtu dhe nuk më ka sqaruar njeri se pse është shoqëruar. Është e vërtetë që lëviz me makinë të blinduar pse duhet të ndalohet për lëvizje më makinë të blinduar. Makinën e kam unë me letra.’- u shpreh Xhelal Rraja.