Shoqëronte kudo Putinin dhe mbante valixhen me kodet bërthamorë, qëllohet me armë zjarri një nga kolonelët më të besuar të liderit rus

Shoqëronte kudo Putinin dhe mbante valixhen me kodet bërthamorë, qëllohet me armë zjarri një nga kolonelët më të besuar të liderit rus

1655908816_page.jpg

 

Një zyrtar i lartë i Kremlinit, përgjegjës për mbajtjen e çantës bërthamore të presidentit rus, thuhet se është qëlluar në shtëpinë e tij pranë Moskës.

Vadim Zimin, 53-vjeç, një nga personat më të besuar të Vladimir Putin është gjendur i plagosur rëndë  në shtëpinë e tij dhe po lufton me jetën.

Koloneli Zimin për një kohë ta gjatë ka shërbyer si mbajtës i valixhes me kodet bërthamore të liderit rus, duke e shoqëruar atë kudo që shkonte.

Njeriu besuar i Putinit u gjet i plagosur me plagë me armë zjarri në kuzhinën e shtëpisë së tij në Krasnogorsk, në Moskë. Ngjarja thuhet se ka ndodhur në një kohë që bashkëshortja e tij mjeke, ishte larg shtëpisë duke trajtuar të plagosurit nga lufta e Putinit në Ukrainë.

Së fundmi ai po përballej me akuzat për ryshfet dhe ishte në arrest shtëpie kur ngjarja ndodhi pasi iu bashkua shërbimit doganor pas largimit të tij nga shërbimet e sigurisë. Zimini u gjet nga i vëllai, i cili tha se e gjeti të shtrirë në tokë në një pellg gjaku dhe me një plagë në kokë. Pranë tij është gjetur edhe një pistoletë 79-9TM.

 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Finlanda: Gati për të luftuar nëse Rusia na sulmon! Presidenti kinez: Zgjerimit i Aleancave Ushtarake është një kërcënim! Luhanskut nën sulme të vazhdueshme


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës