Kriza e Kaliningradit dhe rreziku i një përshkallëzimi pas bllokimit të tranzitit të mallrave nga enklava ruse në Lituani mbetet në qendër të përleshjeve diplomatike midis Rusisë dhe Perëndimit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për paketën e shtatë të sanksioneve të BE-së ku thotë se është e nevojshme sa më shpejt që të jetë e mundur dhe se Rusia duhet të ndjejë një rritje të vazhdueshme të presionit.
Ndërkohë, Administrata Ushtarake në Kharkiv raportoi se 15 njerëz u vranë dhe 16 u plagosën në rajon. Në një postim në Telegram, Oleh Syniehubov tha se gjashtë viktima u vranë në Chuhuiv dhe pesë në Kharkiv.
Gjatë ditës së sotme, presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi kundër "zgjerimit" të alenacave ushtarake në prag të samitit virtual të BRICS me liderët e Rusisë, Indisë, Brazilit dhe Afrikës së Jugut, duke i konsideruar si një 'kërcënim'. Nërkohë, Finlanda është shprehur se është e gatshme të luftojë nëse sulmohet nga Rusia.Lajmin e ka bërë të ditur Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Helsinkit, Timo Kivinen, duke komentuar rreziqet e kërcënimeve ushtarake nga Rusia.
Së fundmi, Guvernatori i Luhanskut Serhii Haidai tha se sulmet ruse vazhdojnë në Toshkivka dhe Zolote.
Guvernatori i Luhanskut Serhii Haidai tha se sulmet ruse vazhdojnë në Toshkivka dhe Zolote.
“Rusët vazhdojnë të sjellin trupa në drejtim të Toshkivka dhe Zolote, ata duan të rrethojnë ushtarët tanë. Aty po zhvillohen luftime. Lysychansk është nën sulm të vazhdueshëm. Rusët kanë hequr dorë nga kalimi i lumit Siverskyy Donets”, tha Guvernatori i Luhanskut në Telegram.
Presidenti kinez Xi Jinping ka kritikuar sanksionet e njëanshme, duke i përcaktuar si "arbitrare", duke paralajmëruar "vendet kryesore të zhvilluara" në miratimin e politikave ekonomike "të përgjegjshme".
“Faktet kanë treguar në mënyrë të përsëritur se sanksionet janë një "bumerang" dhe një "shpatë me dy tehe". Ata që “politizojnë, shfrytëzojnë dhe armatosin ekonominë botërore, shfrytëzojnë dominimin e sistemit financiar dhe monetar ndërkombëtar për të vendosur sanksione arbitrare që në fund të fundit dëmtojnë të tjerët dhe mbarë botën”, është shprehur Jiniping.
Nëse sulmohet, Finlanda është e gatshme të luftojë.
Lajmin e ka bërë të ditur Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Helsinkit, Timo Kivinen, duke komentuar rreziqet e kërcënimeve ushtarake nga Rusia.
"Ne kemi zhvilluar sistematikisht mbrojtjen tonë ushtarake pikërisht për këtë lloj lufte që po luftohet në Ukrainë, me një përdorim masiv të armëve të zjarrit, forcave të blinduara dhe madje edhe forcave ajrore.”, tha Kivinen, cituar nga Guardian.
Presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi kundër "zgjerimit" të alenacave ushtarake në prag të samitit virtual të BRICS me liderët e Rusisë, Indisë, Brazilit dhe Afrikës së Jugut.
Xi, në një fjalim në një Forum Biznesi BRICS, tha se:
"Kriza e Ukrainës është një thirrje zgjimi", duke ngritur rreziqet e një "zgjerimi të aleancave ushtarake" dhe një "kërkimi për sigurinë e dikujt në kurriz të të tjerëve”, është shprehur Jinping.
Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike për Lituaninë, e cila është ende e varur për nevojat e saj nga një rrjet që e lidh atë me Rusinë, është një nga opsionet e studiuara nga Moska për t'iu përgjigjur bllokadës së kalimit të disa produkteve në enklavën ruse të Kalingradit të vendosur nga Vilnius në aplikimin e sanksioneve të BE-së.
Lajmin e bëri të ditur Kryetari i Komitetit të Çështjeve Ndërkombëtare të Dumës, Leonid Slutsky, cituar nga agjencia "Interfax'.
“Përveç gjërave të tjera, si kufizimi i tranzitit të drejtuesve të kamionëve lituanez, do të shqyrtojmë mundësinë e ndërprerjes së qarkut për furnizimin me energji elektrike”, tha ai
Një zyrtar i lartë i Kremlinit, përgjegjës për mbajtjen e çantës bërthamore të presidentit rus, thuhet se është qëlluar në shtëpinë e tij pranë Moskës.
Vadim Zimin, 53-vjeç, një nga personat më të besuar të Vladimir Putin është gjendur i plagosur rëndë në shtëpinë e tij dhe po lufton me jetën.
Koloneli Zimin për një kohë ta gjatë ka shërbyer si mbajtës i valixhes me kodet bërthamore të liderit rus, duke e shoqëruar atë kudo që shkonte.
Njeriu besuar i Putinit u gjet i plagosur me plagë me armë zjarri në kuzhinën e shtëpisë së tij në Krasnogorsk, në Moskë. Ngjarja thuhet se ka ndodhur në një kohë që bashkëshortja e tij mjeke, ishte larg shtëpisë duke trajtuar të plagosurit nga lufta e Putinit në Ukrainë.
Së fundmi ai po përballej me akuzat për ryshfet dhe ishte në arrest shtëpie kur ngjarja ndodhi pasi iu bashkua shërbimit doganor pas largimit të tij nga shërbimet e sigurisë. Zimini u gjet nga i vëllai, i cili tha se e gjeti të shtrirë në tokë në një pellg gjaku dhe me një plagë në kokë. Pranë tij është gjetur edhe një pistoletë 79-9TM.
Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda tha se vendi i tij është gati për një formë hakmarrjeje nga Rusia pasi ajo ndaloi tranzitin e mallrave të caktuara që i nënshtrohen sanksioneve të Bashkimit Evropian nëpër territorin e saj dhe në enklavën ruse të Kaliningradit.
“Ne jemi gati dhe jemi të përgatitur për disa veprime jomiqësore nga ana e Rusisë, shkëputje nga sistemi BRELL apo veprime të tjera”, tha Nauseda, duke folur për Reuters në një video të publikuar të mërkurën. Sistemi BRELL është një rrjet energjetik i ndarë midis Rusisë, Bjellorusisë dhe shteteve baltike.
Ai tha se nuk beson se Rusia do ta sfidojë ushtarakisht Lituaninë, sepse vendi i tij është anëtar i NATO-s.
Nauseda mbrojti vendimin për të bllokuar kalimin e disa mallrave, duke thënë se ata po zbatojnë atë që u vendos në nivel të Bashkimit Evropian.
“Ne thjesht zbatojmë sanksionet, të cilat janë vendosur në nivel të Bashkimit Evropian, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me marrëdhëniet dypalëshe midis Rusisë dhe Lituanisë”, tha Nauseda.
"Ne mezi presim të zbatojmë fazat e ardhshme të sanksioneve dhe do të ishte shumë mirë që Komisioni Evropian t'ua shpjegojë përmbajtjen e sanksioneve autoriteteve ruse dhe ndoshta do të heqë disa tensione që po lindin tani," shtoi ai, duke paralajmëruar. se përshkallëzimi i tensioneve nuk do të përfitojë asnjërën palë.
Më herët të mërkurën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se po diskutoheshin masat hakmarrëse për ndalimin e tranzitit të Lituanisë për mallrat e sanksionuara nga Bashkimi Evropian drejt Rusisë përmes Kaliningradit. Peskov nuk elaboroi se çfarë mund të përfshijnë këto masa dhe tha se nuk kishte një afat kohor të saktë për përgjigjen e Moskës.
Franca ka thënë se kalimi i Ukrainës për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian mund të marrë vite për t'u përfunduar, duke përsëritur qëndrimin e saj se vendi nuk do të hyjë me shpejtësi në bllok, pavarësisht mbështetjes së gjerë midis liderëve për përpjekjet e saj për t'u bashkuar.
Ukraina do të duhet të respektojë rregullat strikte si çdo aplikant, tha ministri francez, përpara një samiti në Bruksel, në të cilin liderët do të diskutojnë kandidaturën e Ukrainës.
“Nuk ka asnjë procedurë të përshpejtuar, nuk ka leje Mbreti,” tha ministri francez i deleguar për Evropën Clément Beaune në një intervistë me radion franceze Europe 1, duke përdorur një term për trajtim preferencial.
“Duhet të mbarojnë fillimisht luftën, të rindërtojnë vendin, të plotësojnë të gjitha kërkesat demokratike dhe ekonomike. Kjo do të marrë kohë. Por ne po japim këtë sinjal hapjeje,” shtoi Beaune.
Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen të enjten dhe të premten për të diskutuar nëse do t'i japin apo jo statusin e kandidaturës në BE Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.
Komisioni Evropian javën e kaluar mbështeti kandidaturën e Ukrainës.
Duke folur në Bruksel, presidentja e saj Ursula von der Leyen tha se Komisioni rekomandon që Ukrainës t'i jepet statusi i kandidatit. Kjo është sigurisht duke kuptuar se vendi do të kryejë një sërë reformash të mëtejshme.
Sipas vlerësimeve të OKB-së, rreth 2.5 milionë ukrainas kanë kaluar kufirin polak dhe janë rikthyer në Ukrainë. Iryna Martynenko ishte në mesin e atyre që u kthyen në qytetin e saj të lindjes, Sumi, në verilindje të Ukrainës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Olena Adamenko bisedoi me zonjën Martynenko pas kthimit të saj në Ukrainë.
Banorja e qytetit të Sumit, Iryna Martynenko, muajin e kaluar mësoi se si të përdorte pushkën dhe të ofronte ndihmën e parë.
Para luftës, ajo punonte në sektorin e turizmit, duke ofruar me qira kajakë, varka me lopata dhe duke ndihmuar klientët e saj të planifikonin pushimet në Ukrainë.
Në Sumi, ky lloj biznesi është sezonal, kështu që në dhjetor të vitit 2021, zonja Martynenko shkoi në Poloni për të punuar. Në Poloni, ajo mori lajmin mbi fillimin e sulmit të Rusisë ndaj vendit të saj.
“Askush nuk mund të punonte. Të gjithë shikonin telefonat e tyre dhe qanin”, thotë ajo.
Në ditën e parë të luftës, zonja Martynenko donte të kthehej në Sumi, por miqtë e saj i thanë asaj se qyteti ishte bllokuar dhe kthimi ishte i pamundur.
“Fillova të mendoja se si mund të ndihmoja qytetin tim, Sumin”, thotë ajo.
Së bashku me banorët e tjerë të Sumit në Varshavë, zonja Martynenko filloi të mblidhte ilaçe, artikuj ushqimorë dhe rroba për njerëzit në vendlindjen e saj. Në prill, ajo vendosi të kthehej atje.
“Vendosa të kthehesha në shtëpi, sepse të gjithë të afërmit e mi, prindërit, vëllai im qëndruan në Ukrainë. Edhe qeni im, Tusya, po më priste me durim", thotë ajo.
Ajo u nis për në shtëpi, me një tatuazh të ri me mbishkrimin: "Mirëmbrëma, ne jemi nga Ukraina", një frazë popullore që guvernatori i rajonit të Mikolaivit, Vitaliy Kim e përdor në hapje të video-deklaratave të tij dhe që simbolizon guximin dhe unitetin e ukrainasve.
“Kur isha në Varshavë, nuk pata mundësinë të blija një bluzë me këtë mbishkrim, kështu që bëra një tatuazh. Tani kam një bluzë të tillë që nuk mund ta heq kurrë”, thotë ajo me buzëqeshje.
“Është shumë ndryshe në krahasim me periudhën e para luftës. Në qytet tani dëgjohen sirenat dhe zhurma e bombardimeve. Është e frikshme për të gjithë. Por kjo është shtëpia ime, jeta ime.”
Iryna Martynenko planifikon të fillojë përsëri të punojë në sektorin e turizmit kur të jetë e mundur.
Ajo gjithashtu ëndërron të hapë një kopsht për fëmijë dhe të merret me krijimin e hapësirave të gjelbra në mënyrë që shtëpia e saj të duket po aq e bukur dhe e gjelbër sa dikur./VOA
Zyrtarët ukrainas kanë pranuar humbjen e disa komuniteteve pranë qytetit të Lysychansk, i vetmi bashkim në rajonin e Luhansk që ata ende kontrollojnë.
"Rusët po i afrohen Lysychansk, duke u rrënjosur në qytetet e afërta. Qyteti po bombardohet nga avionë," sipas Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk.
Hayday pranoi se ishte "e vështirë" në zonën në jug të Lysychansk.
"Armiku hyri në Toshkivka, gjë që e lejoi atë të shtonte zjarrin në vendbanimet e tjera”, tha ai.
Ai tha se forcat ruse ishin të vendosura në disa fshatra menjëherë në jug të Lysychansk, duke përfshirë Ustynivka, Pidlisne dhe Myrna Dolyna, dhe po përparonin në Bila Hora.
"Nuk është e lehtë për ushtarët tanë të mbajnë mbrojtjen", pranoi ai.
Komentet e Hayday sugjerojnë se mbrojtjet ukrainase rreth Lysychansk kanë filluar t'i nënshtrohen fuqisë shumë më të madhe të zjarrit ruse, pas javësh bombardimesh.
Ai tha se luftimet në rrugë vazhdojnë në Severodonetsk, ku mbrojtësit ukrainas ende zënë një pjesë të uzinës kimike Azot.
Por ai tha se rusët po përpiqeshin të rrethonin njësitë ukrainase në disa zona (si Borivske) pranë Lysychansk dhe Severodonetsk. Analistët ushtarakë kanë thënë se rreziku i një avancimi rus nga jugu do të thotë se disa trupa ukrainase mund të ndërpriten.
"Lysychansk është nën zjarr të fortë tani. Qyteti është granatuar nga artileria, tanket dhe avionët. Ka të paktën tre civilë të plagosur atje, disa policë u plagosën”, tha Hayday.
Gjatë gjithë fushatës së saj, Rusia ka përdorur taktikën e bombardimeve intensive përpara se të përpiqet të marrë territor.
“Vendbanimet pranë Kharkiv ishin granatuar intensivisht”, tha ai.
Nga sulmi 15 persona u raportuan të vrarë nga sulmet e artilerisë në zonë.
Në rajonin e Donetskut, Shtabi i Përgjithshëm tha se forcat ruse po përdorin sisteme të shumta raketash "për të krijuar kushte për rifillimin e ofensivës në qytetin e Slovianskut".
Por gjithashtu tha se njësitë ukrainase kishin penguar rusët të përparonin drejt Bakhmutit nga jugu.
Diku tjetër, përgjatë vijave aktive të frontit që shtrihen për më shumë se 1000 kilometra, ukrainasit raportuan granatimet e vendbanimeve në rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhia.
Kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk, Pavlo Kyrylenko, tha se gjashtë fëmijë ishin plagosur dhe një person u vra në granatimet e Chasiv Yar. Ai tha se municionet thërrmuese kishin rënë në një plazh në një liqen në qytet.
Rreth 34,230 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, sipas ushtrisë ukrainase.
Në përditësimin e saj për humbjet e deritanishme të Moskës, ushtria ukrainase tregon se janë rrëzuar gjithashtu 216 luftëtarë, 182 helikopterë dhe 614 dronë.
Përveç kësaj, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 1,496 tanke ruse, 752 artileri, 3,614 automjete transporti të trupave të blinduara, 137 raketa lundrimi dhe 14 anije.
Luksemburgu ka angazhuar 15% të buxhetit vjetor të mbrojtjes të vendit për të mbështetur përpjekjet e luftës të Ukrainës, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
“15% e buxhetit të mbrojtjes së këtij shteti, ky ishte një kontribut për mbrojtjen e Ukrainës. Si madhështia ashtu edhe fisnikëria e shtetit ndihen menjëherë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmje të martën.
Sipas shifrave të NATO-s, Luksemburgu shpenzoi 462 milionë dollarë për mbrojtjen në vitin 2021.
Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel vizitoi Kievin të martën për të treguar solidaritetin e Luksemburgut me popullin e Ukrainës.
“Bettel vizitoi qytetet e rajonit të Kievit që ishin çliruar nga pushtuesit”, tha Zelensky.
“I jam mirënjohës atij për mirëkuptimin e tij të sinqertë për popullin tonë dhe për gatishmërinë e Luksemburgut për të marrë pjesë në rindërtimin e Ukrainës pas luftës”, shtoi presidenti ukrainas.
Bettel vizitoi Bucha, Borodyanka dhe Irpin, të gjitha vendet që janë ndikuar shumë nga lufta.
Kryeministri e quajti Borodyanka një simbol i mizorisë dhe dhunës së pakuptimtë.
Asgjë nuk mund të përcjellë tmerrin e asaj që ka ndodhur këtu shkroi ai në Tëitter të martën.
Forcat pro-ruse të Republikës së vetëshpallur të Donetskut kanë humbur "rreth 55% të stafit të tyre". Këtë e ka bërë të ditur inteligjenca britanike në raportin e saj të përditshëm për ecurinë e konfliktit.
“Granatimet e rënda vazhdojnë ndërsa Rusia shtyn të mbështjellë zonën e Sievierodonetsk nëpërmjet Izium në veri dhe Popasna në jug. Rusia ka shumë të ngjarë të përgatitet të përpiqet të vendosë një numër të madh njësish rezervë në Donbas”, thuhet në përditësimin e ministisë britanike të Mbrojtjes.
“Autoritetet ruse nuk e kanë publikuar numrin e përgjithshëm të viktimave ushtarake në Ukrainë që nga 25 marsi. Megjithatë, Republika Popullore e vetëshpallur e Donetskut (DPR) publikon shifrat e viktimave për forcat e DPR. Që nga 16 qershori, DPR pranoi 2128 personel ushtarak të vrarë në aksion dhe 8,897 të plagosur, që nga fillimi i vitit 2022”, thuhet me tej në deklaratë.
“Shkalla e viktimave të DPR është e barabartë me rreth 55% të forcës së saj origjinale, gjë që nxjerr në pah dëmtimin e jashtëzakonshëm që po vuajnë forcat ruse dhe pro-ruse në Donbas”, shtoi ministria.
Ka shumë të ngjarë që forcat e DPR të jenë të pajisura me armë dhe pajisje të vjetruara. Nga të dyja anët, aftësia për të gjeneruar dhe vendosur njësi rezervë në front ka të ngjarë të bëhet gjithnjë e më kritike për rezultatin e luftës.
Imazhet satelitore të siguruara nga Maxar Technologies, të datës 21 qershor, tregojnë dëme të shkaktuara në ishullin e gjarpërinjve pasi Ukraina pretendoi se nisi një sulm në territorin e vogël jugor të martën.
Mund të vërehet një kullë e shkatërruar në skajin jugor të ishullit dhe zona të djegura në skajin verior.
Rusia tha se zmbrapsi një përpjekje ukrainase për të rimarrë ishullin në Detin e Zi të pushtuar nga forcat ruse në ditën e parë të pushtimit.