Shoqëruesit e punonjësit të
SHISH, dhunojnë 2 efektiva policie
Dy persona të cilët kanë qenë pasagjerë në makinën e një punonjësi të SHISH kanë rënë në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme në Peshkopi pasi kanë kundërshtuar me forcë 2 efektivët policie.
PESHKOPI - Dy persona të cilët kanë qenë pasagjerë në makinën e një punonjësi të SHISH kanë rënë në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme në Peshkopi pasi kanë kundërshtuar me forcë 2 efektivët policie.
Iliaz Neli, 59 vjeç dhe Argjend Shehu, 29 vjeç, akuzohen se kanë goditur për shkak të detyrës dy punonjës të policisë së qarkullimit rrugor Sh.K dhe A.M.
Në përfundim të hetimeve është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për ‘Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur’ dhe punonjësi i Shërbimit Informativ Shtetëror, A.Neli, 39 vjeç.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se dy punonjësit e policisë së qarkullimit rrugor, gjatë kryerjes së shërbimit në rrugën Tercilio Kardinali, në qytetin e Peshkopisë, rreth orës 21.00, kanë konstatuar një automjet tip Mercedes Benz, i cili po udhëtonte në krahun e kundër të lëvizjes në këtë rrugë me një korsi kalimi.
Me konstatimin e faktit, punonjësit e policisë kanë kryer veprimet për ndalimin e mjetit, që drejtohej 39-vjeçari Neli, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë, i cili është prezantuar si punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror.
Ndërkohë që punonjësit e policisë po kryenin procedurat standarde të konstatimit të kundravajtjes rrugore, Iliaz Neli dhe Argjend Shehu kanë dalë nga automjeti dhe kanë goditur me grushte punonjësit e policisë rrugore Sh.K dhe A.M.
Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Polisë së Qarkut Dibër menjëherë është bërë i mundur kapja dhe shoqërimi i autorëve të ngjarjes, Iliaz Neli dhe Argjend Shehu, ndaj të cilëve, pas kryerjes së veprimeve hetimore, u mor masa e arrestit në flagrancë për kryerje të veprës penale “Kundërshtim i punonjesit të policisë” dhe “Goditje për shkak të detyrës” të kryera keto në bashkepunim, parashikuar nga nenet 137, 236 e 25 te Kodit Penal.
Po nga veprimet hetimore paraprake ka rezultuar se drejtuesi i mjetit, A.Neli i cili është edhe punonjës i SHISH nuk është përfshirë në konflikt dhe se pas ngjarjes është paraqitur vetë në polici.
Lidhur me këtë ngjarje policia bën të ditur se është njoftuar edhe Shërbimi Informativ Shtetëror.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
53%
-
Jo
44.6%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A
11 Janar, 15:39
-
Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni
11 Janar, 15:19
-
Reshje të dendura shiu të dielën, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apel bashkive: Merrni masa! Jini në gatishmëri për çdo situatë
11 Janar, 15:13
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’
11 Janar, 14:54
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë
11 Janar, 14:45
-
Orë kritike, Kryepeshkopi Anastas në intubim pas operacionit! Besimtarët luten për shëndetin e tij
11 Janar, 14:39
-
Abuzoi me mamanë e saj për më shumë se një dekadë, vajza e Dominique Pelicot: Babai im duhet të vdesë në burg
11 Janar, 14:29
-
Lamtumirë Leon Çika, fotoreporteri dhe piktori i ‘gjallë’ deri në fund! Miqtë rrëfejnë projektet e lëna përgjysmë
11 Janar, 14:25
-
Elbasan/ Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet pronari dhe 3 persona të tjerë
11 Janar, 14:13
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11