Nickollas është një fëmijë 12-vjeçar brazilian, tifoz i Palmeiras, me një formë të lehtë autizmi por edhe i verbër.

Që  në vegjëli ai shkon një herë në muaj në stadium, i shoqruar gjithmonë nga nëna e tij Silvia.

Të hënën, më 23 shtator, në vlerësimet e FIFA në Milano, ishte edhe nëna e tij,  e cila u vlerësua si “tifozi më i mirë i vitit 2019”.

Silvia dhe Nickollas, kanë tërhequr vëmendjen e Brazilit, kur gjatë një ndeshje të Palmeiras, u filmuan rastësisht nga telekamerat, teksa ajo po i tregonte ndeshjen të birit.

Përshkruaj me detaje, ky futbollist ka bluzë me mëngë të shkurtra, ngjyrën e atleteve, flokëve. Rrëfimi im bazohet në emocione, nuk jam një profesioniste. Gjithçka që shoh dhe dëgjoj, ia them qetësisht, edhe kur inatosem me arbitrin”, tha gruaja për AFP.

Nënë e bir u ftuan që të ndjekin një seancë stërvitore të Palmeiras, ekip për të cilin Silvia është fanse e zjarrtë.

 Për të bindur të birin që të mbështeste skuadrën e San Paolo, Silvia i mundësoi një takim me Neymar, i cili në vegjëli ishte tifoz i skuadrës.