Shorti i fazës së çerekfinaleve në Champions League ka dhuruar përplasje mjaft interesante. Nuk është shmangur një përplasje spanjolle, pasi Barcelona do të ndeshet me Atletikon e Madridit.
 
Përplasje sheikësh mes Manchester City-t dhe PSG, që eliminoi një tjetër ekip anglez, Chelesa.
 
Bayern i Mynihut dhe Reali i Madridit kanë qenë të ‘përkëdhelurit’ e shortit, pasi 10 herë kampionët e Europës kanë ‘peshkuar’ Volfsburgun, ndërsa kampionët e Gjermanisë ekipin e Benfikës.




d.b/shqiptarja.com