Shorti i Champions, trembet Juve
Pep nostalgjik, Enrique:Dua finalen

Shorti i Champions, trembet Juve<br />Pep nostalgjik, Enrique:Dua finalen
Pas hedhjes së shortit kanë komentuar edhe trajnerët e 4 ekipeve dhe drejtuesit kryesor që ishin të pranishëm në Nion duke ndjekur nga afër procesin.
 
Tekniku italian i Realit të Madridit, Carlo Anceloti shprehu konsideratën e lartë për kundërshtarin, që e ka drejtuar disa vite më parë.
 
“Juventus ka një histori legjendare dhe po rikthehet në gjysmëfinale pas plot 12 vitesh. Juve praktikisht e ka fituar Seria A dhe tani mund të fokusohen në Champions League.
 
Ne kemi vetëbesimin se mund të ndjekim ëndrrën tonë që është të arrijmë një tjetër finale. Për të kaluar duhet që Real Madridi të jetë i njejtë si ndaj Atletikos.
 
Kemi nevoje për të njëjtin entuziazëm dhe shpresë” tha ai. Ndërsa Emilio Butragueno, përfaqësues i Realit të Madridit pas shortit tha se “Juventusi është një klub legjendar.
 
Eshtë një lajm i madh për futbollin dhe për këtë kompeticion që Juventus është rikthyer në këtë nivel. Shpresojmë t'i rikuperojmë
 
lojtarët e dëmtuar në mënyrë që të përballemi në formën më të mirë të mundeshme”.
 
Pavel Nedved i trembet përballjes me Realin e Madridit duke i cilësuar si bisha të çmendura. “Është dicka e bukur të përballesh përsëri me Real Madridin.
 
Ata janë një klub gjigant por ne jemi te lumtur që ndodhemi ketu, Juventus nuk është favorit. Nuk e di pse shumë nga ne dëshironin Real Madridin.
 
Të përballesh me ta në gjysmëfinale është cmenduri, ata janë bisha”. Ndërsa pas shortit, trajneri i Juventusit ka reaguar në Tëitter përmes një statusi duke u shprehur se “Kampion në fuqi, me një stadium gjigant dhe një prej trajnerëve më fitues në Evropë. Por, do të luajmë me 11 futbollistë sikurse ne”.
 
Barcelona-Bayern
Në përballjen tjetër mes spanjollëve dhe gjermanëve, Pep Guardiola do ta përjetojë ndryshe nga të tjerët, pasi ka drejtuar katalansit në periudhën më të artë.
 
"Është një ndeshje e veçante për mua, pasi Barcelona është shtëpia ime. Shpresoj që të rikuperohen Benatia, Arjen dhe Franck. Për momentin Barcelona është skuadra më e fortë në botë.
 
Kanë blerë Neymar apo Suarez, megjithatë ideja e lojës ngelet e njëjta”. Fjalia e fundit e Pep është sinjal për Luis Enriken, që të ndryshojë skemë.
 
Megjithatë shoku i ekipit për shumë vite dhe tashmë rival në pankinë nuk trembet aspak nga Pep, madje kërkon fitoren në të dyja sfidat.
 
“Do të jetë hera e parë që unë takohem me Guardiolan, dhe ai me Barcelonën. Nuk ka rëndësi se ku do të luhet ndeshja e parë, pasi synojmë t’i fitojmë të dyja” e mbyll Enrique.
 
 
 
d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja