Shorti i Europianit, Duka: Nuk kam
preferenca, s'shkojmë për pushime

Shorti i Europianit, Duka: Nuk kam<br />preferenca, s'shkojmë për pushime

Të shtunën më datë 12 dhjetor, ora 18.00, në Pallatin e Kongreseve të Parisit, do të hidhet shorti i finaleve të Kampionatit të 16 Europian “Francë 2016”.

Të 24 skuadrat finaliste do të njohin kundërshtarët e tyre të drejtëpërdrejtë. Sot u nis për në Paris edhe delegacioni zyrtar i FSHF, që do të marrë pjesë në këtë short. Ai kryesohet nga Presidenti Armand Duka.

Në përbërje të tij, janë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF Ilir Shulku, Zv/Sekretari Besnik Cela, trajneri i skuadrës Xhani De Biazi dhe menaxheri i saj Alban Bushi. 

I pyetur për faqen zyrtare të FSHF, Presidenti Armand Duka është shprehur:”Nesër do të hyjmë zyrtarisht në fazën e finaleve, duke njohur edhe kundërshtarët tanë.

Sigurisht, janë të gjitha skuadra të forta që i kanë merituar finalet. Nuk bëhet fjalë për preferenca. Ne do të bëjmë Europianin tonë dhe po e përsëris, se në qershor, nuk do të shkojmë në Francë për pushime”.

Shqipëria do të bëjë pjesë në vazon e katërt së bashku me Turqinë, Republikën e Irlandës, Islandën, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Në vazon e parë, bëjnë pjesë këto skuadra: Spanja, Gjermania, Anglia, Portugalia dhe Belgjika. Ndërkohë që është vendosur që Franca si vend organizator të jetë e parë në grupin A.

Në vazon e dytë janë vendosur Italia, Rusia, Zvicra, Austria, Kroacia dhe Ukraina. Ndërsa në vazon e tretë marrin pjesë Republika Ceke, Suedia, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Hungaria.

Është hera e parë që kombëtarja e Shqipërisë kualifikohet në një event, të përmasave të tilla, sic janë finalet e Kampionatit Europian. Ato do të zhvillohen nga data 10 qershor deri në 10 korrik në Francë.

shqiperia

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën