Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës/ Partizani 'peshkon' skuadrën që s'e mposht dot, Teuta përballet me Laçin

Është hedhur sot shorti i fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë që ka prodhuar dy përballje mjaft interesante. Partizani, që kupën e ka objektivin kryesor, do përballet me Vllazninë, një skuadër e kthyer në makthin e të kuqve.

“Padiskutim është trofeu për të cilin kemi mbetur në garë. Në futbollin shqiptar i rëndësishëm është trofeu, e rëndësishme është Europa dhe kështu që duam të futemi nga dera kryesore,”-tha Olsi Rama, drejtor i Partizanit.

“Nga katër ekipet që ishin nuk kishim preferencë. Partizani ka një ekip shumë cilësore, ka bërë një merkato dimri shumë të mirë, ndryshe nga të tjerët që kanë dështuar. Dhe ky Partizan është ndryshe nga ai që ishte para vitit të ri,”-u shpreh Matko Djarmati, drejtor i Vllaznisë.

Ndërkohë dueli tjetër do të jetë mes Teutës dhe Laçit:

“Fakti që është në vendin e dytë dhe ka lojtarë shumë cilësorë është shumë domethënës, por ne nuk kishim preference,”-deklaroi Sulejman Starova, drejtor i Teutës.

Ndeshjet e para të gjysmfinaleve do të luhen me 30 mars, ndërsa të kthimit me 13 prill.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës