Shorti i kualifikueseve të Europianit, Shqipëria U-19 'peshkon' Greqinë, ja kundërshtarët e U-17

ZVICËR- Kombëtaret e 19-të dhe 17 vjeçarëve kanë njohur kundërshtarët për raundin kualifikues të Europianit. Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës ka vënë përballë djemve që tashmë drejtohen nga Nevil Dede fqinjët e Greqisë, Islandën kundërshtarin edhe të Kombëtares së madhe dhe Belgjikën ku kjo e fundit është vendi organizator.

Ndeshjet e grupit 4 ku bën pjesë edhe Shqipëria do luhen në Belgjikë në datat 13-19 nëntor të vitit të ardhshëm. Ndërsa Kosova e grupmoshës U-19 është shortuar në grupin 5 ku do të përballet me Rusinë, Polonië dhe Uellsin.
Gjithsej ndodhen 13 grupe me nga 4 skuadra. 2 ekipet e para kalojnë në “Elite Round”, ndërsa kualifikohen edhe 4 vendet e treta më të mira.

Shorti për kualifikueset e U-19 e Europianit 2019-2020

Ndërkaq Portugalia, Ukraina dhe Gjeorgjia janë rivalët në kualifikueset e Europianit për Shqipërinë U-17 që drejtohet nga shkodrani Elvin Beqiri. 17 vjeçarët shqiptar ndeshjet e grupit të 8 ku bëjnë pjesë do t’i luajnë në Portugali në datat 13-19 nëntor të vitit 2019. Edhe për këtë grupmoshë kualifikohen në “Elite Round” dy të parat nga çdo grup dhe 4 të tretat më të mira.

Shorti për kualifikueset e U-17 e Europianit 2019-2020

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari