Është hedhur sot në ambientet e stadiumit Air Albania shorti i sezonit të ri të Superligës 2020-2021. Kampionati që nis me 12 shtator do të zhvillohet si gjithmonë me 4 faza nga 9 ndeshje secila.

Shorti i hedhur sot rezervoi përballje titanësh që në javën e parë, pasi kampionët e Tiranës do të ndeshen me nënkampionët e Kukësit. Ndërkohë që siç dihet gjithmonë, derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana do të luhet në javën e 6.

Java e parë

Teuta-Skenderbeu

Vllaznia-Apolonia

Bylis-Laci

Kastrioti-Partizani

Dhe Tirana-Kukesi