Shorti, Mirel Josa: Dua Liverpulin
në Europë, jam gati për kombëtaren

Shorti, Mirel Josa: Dua Liverpulin<br />në Europë, jam gati për kombëtaren
Sot Skënderbeu do të mësojë kundërshtarët në fazën e grupeve të Europa League. Në grupe shqiptarët do të kenë padyshim një nga emrat e mëdhenj të futbollit Europian, Liverpul, Totenhem, Napoli, Fiorentina apo Borusia e Dortmundit. Por cilën do të preferentonte trajneri Mirel Josa.

“Në rrallë të parë jam shumë i kënaqur që kemi arritur deri këtu, pasi nuk është aspak e lehtë dhe jemi ekipi i parë shqiptar që luajmë në fazën e grupeve në Europë. Përsa i përket shortit do të preferoja që në grup të kisha një mes Liverpulit ose Totenhemit.

Tashmë sa vjen edhe vështirësohet gara, pasi përpos Europës duhet të impenjohemi në kampionat dhe në Kupë”deklaroi ai. Tekniku me paraqitjet që ka bërë këtë edicion me Skënderbeun mund të cilësohet pa frikë një trajner evropian, dhe një gjë të tillë e thonë shifrat.

Por a e synon Josa bankinën e kombëtares pas eksperiencës së fundit? “Çdo trajner do të dëshironte një gjë të tillë dhe unë jam gati të pranoj nëse në të ardhmen do të më ofrohej. Por për momentin jam i përqendruar në drejtimin e Skënderbeut në kampionat dhe Europë dhe nuk është në synimin tim të ndërhyj në punët e të tjerëve.

Respektoj punën e trajneri De Biasit dhe i uroj suksese në ndeshjet që ka përpara, pasi ka bërë një punë shumë të mirë me Kombëtaren”përfundoi ai për “Shqiptarja.com”.
 
Shorti në 13:00 Europa League

Vazo 1

Schalke
Borussia Dortmund
FC Basel
Napoli
Tottenham
Ajax
Villarreal
Rubin Kazan
Athletic Club
Sporting CP
Marseille
Dnipro Dnipropetrovsk
 
 
Vazo 2
Braga
Fiorentina
Lazio
Anderlecht
Liverpool
AZ Alkmaar
Viktoria Plzeň
Club Brugge
PAOK
Celtic
Beşiktaş
APOEL
 
Vazo 3
Monaco
Sparta Praha
Fenerbahçe
Legia Warszawa
Bordeaux
Lokomotiv Moskva
Lech Poznań
Saint-Étienne
Slovan Liberec
Augsburg
Rapid Wien
Krasnodar

Vazo 4
Partizan
Asteras Tripolis
Belenenses
Rosenborg
Qarabağ
Molde
Dinamo Minsk
Groningen
Sion
Midtjylland
Skënderbeu
Qäbälä 


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?