Sot në Nyon janë përcaktuar çiftet për turin e dytë eliminator të ‘Champions League’. Partizani, i cili dje mësoi kundërshtarin në turin e parë, ka qenë me fat ditën e sotme.
Kampionët e Shqipërisë fillimisht do të kenë një përballje të vështirë me Qarabag, skuadrën e cila ka fituar gjithçka vitet e fundit në vendin e tyre, por në rast se arrijnë të kalojnë këtë tur të kuqtë do ta kenë disi më të lehtë, të paktën në letër.
Shorti ka përcaktuar se në rast se Partizani kalon turin e parë me Qarabag atëherë do të përballet me fituesin e çiftit Dundalk – Riga. Dundalk është kampionia e Irlandës, ndërsa Riga e Letonisë.
Ndërkohë e pafat ka qenë kampiona shqiptare në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, që në rast se kalon këtë tur do përballet me fituesen e çiftit Celltic-Sarajevo.
Gjithashtu është përcaktuar edhe kundërshtari i mundshëm i Partizanit në rast se s’kualifikohet. Në këtë rast Partizani shkon në turin e dytë të Europa League dhe përballë do të ketë fituesen e çiftit Sherif Tiraspol (Moldavi) – Saburtalo (Gjeorgji).