TIRANE - Ashtu siç ishte paralajmëruar, Prokuroria e Përgjithshme i ka paraqitur Këshillit të Lartë të Drejtësisë kërkesën për pezullimin e gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, Teuta Hoxha.

Pas hetimeve të Task Force se ajo kishte abuzuar me detyrën, institucioni më i lartë i akuzës vendosi të kërkojë pezullimin e gjyqtares. Kjo kërkesë pritet të merret në shqyrtim në mbledhjen e radhës në KLD, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme.

Teuta Hoxha dyshohet se ka shpërdoruar detyrën gjatë gjykimit të një çështjeje pronash. Sipas hetimeve, Hoxha i ka njohur të drejtën e pronësisë së një sipërfaqeje trualli prej 4 mijë metrash katrorë në periferi të kryeqytetit Dashamir Bathores, i dënuar afro dy vite më parë nga Gjykata Penale e Tiranës për falsifikim dokumentesh për të njëjtin truall, ngjarje për të cilën u dënua me 3 vite burg edhe noteri Nezir Murati.

Shkrimi u buotua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)