Shpërndahen 3 milion karta
biometrike, Nishani:Cilësi e siguri

Shpërndahen 3 milion karta <br />biometrike, Nishani:Cilësi e siguri
TIRANË – Në Shqipëri është shpërndarë sot karta biometrike, e cila çon në 3 milion numrin e ketyrë dokumentave të shpërndara në vendin tonë që prej vitit 2009.
Në ceremoninë e posaçme ka marrë pjesë ministri i brendshëm, Bujar Nishani, i cili ka deklaruar se qeveria shqiptare do të vazhdojë të sigurojë shërbim cilësor për qytetarët shqiptarë.
“Cilësia e kompanisë Aleat dhe bashkëpunimi i qytetarëve bënë të mundur procesin. Pati zëra që shprehën mosbesimin në realizimin e objektivit të qeverisë shqiptare, por edhe në aftësinë e koncensionarit për të realizuar këto dokumenta. Por, prodhimi i kartës së sotme është përgjigja më e mirë”, tha ministri Nishani.

Pas deklaratës, përfaqësuesit e qeverisë shqiptare dhe të kompanisë “Aleat” kanë vizituar ambjentin ku prodhohen dokumentat biometrikë për Shqipërinë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ulja e temperaturave, ngrin segmenti i rrugës së Arbrit

Ulja e temperaturave, ngrin segmenti i rrugës së Arbrit