Shpërthen bombola e gazit në
një apartament, nuk ka të lëndua

Një zjarr ka përfshirë një apartament në qytetin e Lushnjes.

Shkak i tij mendohet se ka qenë shpërthimi i një bombole gazi në apartamentin e një çifti të martuar, që banonin në katin e fundit të një pallati në lagjen "Gafur Muҫo".

Në momentin e zjarrit, të dy kanë qenë në apartament dhe gruaja po gatuante.

Fatmirësisht, ata nuk kanë pësuar lëndime.

Policia e Lushnjes forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në vend dhe është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Banorët e pallatit janë evakuar pa probleme.


Informacion paraprak

Në datën 24.07.2017, rreth orës 18:45, në lagjen “Gafur Muço” Lushnje, në banesën e shtetasit K.P., 30 vjeç, në katin e fundit të banimit të pallatit nëntë katësh, ka shpërthyer një bombol gazi.

Në momentin e shpërthimit, në banesë ka qënë duke gatuar bashkëshortja e shtetasit K.P., shtetasja A.D., 26 vjeçe e cila nuk ka pësuar dëmtime.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë si edhe shërbimi zjarrëfikës të cilët evakuan banorët e tjerë të pallatit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Zjarri tashmë është fikur dhe nuk ka persona të lënduar.

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime