Shpërthen Maradona ndaj Alves
“Budalla dhe i paaftë në fushë”

Shpërthen Maradona ndaj Alves<br />“Budalla dhe i paaftë në fushë”
Legenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, i ka kthyer përgjigje fjalëve të Dani Alves, që thoshte se ai nuk është një shembull për tu ndjekur nga të rinjtë.
 
“Dani Alves është një budalla. Një i mefshtë! Dërgon 28 krose në zonë dhe qëllon vetëm 4. Anësor i djathtë ishte Cafù apo Maicon. Nëse vazhdojmë të flasim për këtë tip më mirë po iki. Nëse flasim për Rivelino, nëse flasim për Clodoaldo, Jairzinho, Careca, Ronaldo, Ronaldinho,  Neymar, Rivaldo, Zico dhe Kakà... nëse flasim për këta, po, por nëse flasim për njërin që e prek topin 3 herë dhe bën 8 faulle po ju them të vërtetën unë më mirë iki”, shprehet Maradona, për Alves.
 
Përgjigjia e Maradonës erdhën pas fjalëve që tha mbrojtësi i Juventusit, Alves.

“Dëshironi të krahasoni Messi më Maradona? Nuk është e mundur. Sa Topa të Artë ka fituar Maradona? Unë nuk do të isha krenar nëse fitoja një Kupë të Botës pasi të kisha bërë një gol me dorë. Si sportist nuk do ta merrja shembull për të rinjtë”, ka thënë Dani Alves.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot