Shpërthen Rey Manaj, shënon 2
gola dhe dërgon Interin në finale

Shpërthen Rey Manaj, shënon 2<br />gola dhe dërgon Interin në finale
Pas Cikalleshit dhe Sadikut ka qenë radha e Rey Manajt për të shpërthyer në Itali, teksa ka shënuar një dopietë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë përballë ekipit të Lazios për U-21 në barazimin 2-2 duke e kualifikuar në finalen e madhe, falë fitores 1-0 në sfidën e parë nga skuadra e trajnerit Stefano Vechi.

Shqiptari ishte padyshim lojtari më i mirë i ndeshjes për zikaltërit duke shpërblyer besimin e drejtuesve edhe pse kohët e fundit ishte vendosur në diskutim, pasi nga ekipi i parë e zbritën te të rinjtë. Golat janë një moment i mirë shfryrje për shqiptarin, pasi te ekipi i parë nuk po gjente shumë hapësira pas merkatos dhe krizës së rezultateve.

Në përfundim të sfidës Manaj u shfaq shumë i kënaqur duke deklaruar se për të aktualisht është dicka pozitive që të luajë me Inter Primaveran, për të pasur sa më shumë minuta në këmbë në mënyrë që t’i vijë në ndihmë skuadrës së parë por edhe kombëtares shqiptare. “Jam shumë i lumtur, sepse tani ne luajmë në finale.

Ne jemi një ekip i madh dhe ne kemi luajtur këtë ndeshje me shpirt të madh dhe me zemër. Po luaj këtu te ekipi U-21 për të pasur më pas minuta te ekipi i parë dhe te ekipi kombëtar. Unë ndihem lojtar i ekipit të parë. Sa i përket finales, nuk kam asnjë preferencë mes Juventusit apo Fiores.

Një ndeshje të tillë nuk e luaja që nga ndeshja me Cagliarin, edhe ajo në Kupën e Italisë me ekipin e parë. Dy golat ua dedikoj familjes dhe miqve të mi”, deklaroi Rey Manaj pas ndeshjes.

Por edhe pse realizoi dy gola do të jetë shumë vështirë, që lushnjari të thërritet nga trajneri De Biasi, pasi ashtu sikur ka deklaruar ditët e fundit lojtari ka shumë pak minuta në këmbë dhe konkurrenca do të jetë shumë e madhe për një vend mes 23 lojtarëve në Francë 2016.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës