Shpërthen sulmuesi Sokol Cikalleshi
realizon tripletë në Kupën e Turqisë

Shpërthen sulmuesi Sokol Cikalleshi<br />realizon tripletë në Kupën e Turqisë
Sokol Cikalleshi vazhdon që të dhurojë paraqitje spektakolare në Turqi me ekipin e tij të Basaksehir. Sulmuesi nga Kavaja ishte autor i 3 golave në Kupën e Turqisë përballë ekipit të Sanliufarspor në raundin e dytë.

Sulmuesi e nisi ndeshjen në formacionin e parë dhe shpërbleu besimin e drejtueseve duke i kthyer në njeriun e ndeshjes në fitoren e thellë 4-1. Golin e parë Cikalleshi e shënoi në minutën e 12, teksa mori një top brenda në zonë që e kontrolloi mjaft mirë duke e ndalur në rrjetë.

Golin e dytë shqiptari e realizoi në minutën e 58, pasi përfitoi nga një gabim i miqve në mesfushë. Goli i tretë dhe më i bukuri erdhi në minutën e 63 të ndeshjes. Aksion i bukur me një kundërzbritje me tre pasime që kap në befasi mbrojtjen mike, ndërsa Cikalleshi nuk heziton duke goditur nga hyrja e zonës për të ndalur sferën në rrjetë për herë të tretë brenda natës duke marrë topin në shtëpi.

Cikalleshi këtë edicion ka shënuar disa gola në kampionat, ndërsa me tre golëshin në kupë bëhet pretendent për të kryesuar listën e shënuesve më të mirë, jo vetëm brenda ekipit. Skuadra e tij kryeson në grup me pikë të barabarta me Amedsporin. Dy skuadrat e para të grupit kalojnë në 1/8 e finales.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë